BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Gossip

Bëri bujë në të gjithë botën me thirrjen e saj, Nano kritikon Dua Lipën: Lojë politike, mund ta kursente...

Bëri bujë në të gjithë botën me thirrjen e saj,

Menjëherë pasi këngëtarja shqiptare Dua Lipa u angazhua në thirrjen ndaj “Apple” për të rikthyer Kosovën në hartë, një lumë kritikash kanë vërshuar nga serbët në profilin e saj. Veprimi i Duas është komentuar në mbarë botën, ndërkohë që këngëtarja shpjegoi publikisht se thjesht është krenare për origjinën e saj dhe dëshiron që Kosova të zërë vendin që i takon.

Veprimin e këngëtares e ka komentuar në emisionin e tij “Provokacija” Mustafa Nano, i cili shprehet se Dua mund të na e kishte kursyer këtë gjest.

Sipas tij, kjo është një lojë politike dhe nuk kishim nevojë për këtë veprim në këto momente.

“Kërkesa e Dua Lipës është absolutisht e drejtë. Por ajo nuk u ndal me kaq, të nesërmen ajo publikoi në instagram hartën e Shqipërisë Etnike, që sytë tanë e panë kur u ngrit në Beograd. Pas kësaj ajo inicioi një peticion online, ndërmjet të cilit i drejtohet Apple të përfshinte Kosovën në hartë. Do ta nënshkruaja edhe unë me kënaqësi.

Dua Lipa është një këngëtare e madhe, për mua është këngëtarja më e madhe në botë. E them këtë jo si shqiptar, por si konsumator i muzikës. Por ajo nuk është vetëm kaq, unë e kam ndjekur herë pas here dhe kam vënë re që është një vajzë plot klas, inteligjente. Mua më pëlqen kur ajo nuk ngurron të manifestojë ato sentimentet e veta patriotike.

Dua Lipa, në rastin konkret, e vetme, internacionalizioi një çështje. Diplimacia klasike edhe sikur të aktivizohej me kapacitet të plotë nuk do të mundej ta internacionalizonte këtë çështje.

Por Dua Lipa duhet të na kursente këtë gjë, ajo nuk duhet të bënte lojëra politke. Dhe me hartën ajo ka bërë lojëra politike. Me këto lojëra ajo dëmton edhe imazhin e vetë. Por jo vetëm kaq, me tentativa për të bërë lojëra politike, ajo ushqen një lojë që ka filluar jashtë nga faktori ndërkombëtar për idenë e një lloj simetrie në Ballkan. Është një ide që është manifesuar qartazi në Hagë. Një ide që serbët kanë bërë krime, por ja paskan bërë edhe shqiptarët, dhe jemi 1 me 1. Pra një ide e gabuar simetrie.”- është shprehur Nano gjatë emisionit.