Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Blen takat e shtrenjta plot 6 mijë dollarë, këngëtaren e njohur e “mbysin” me komente ofenduese: Mi dërgoni mua që t’i shes dhe të paguaj vaktet e një viti të tërë për të gjithë njerëzit ...

Postuar: 17/08/2019 - 12:48

Mund të cilësohet si një prej këngëtareve më të kritikuar adhe që ka bërë së tepërmi bujë në të gjithë botën. E kemi fjalën për Britney Spears, e cila ka pasur një jetë mes uljesh e ngritjesh, por gjithmonë ia ka dalë të triumfojë.

Kohët e fundit, në Instagramin e saj ajo promovon stilin e shëndetshëm të jetës, ku ha me kujdes, ushtrohet fizikisht dhe i qëndron larg alkoolit.
 
Mirëpo, publikimi i një palë këpucëve me takë, me çmim marramendës të blerë nga këngëtarja, ka ngjallur kritika të shumta.
 
Ajo tregon se këpucët Louboutin kanë kushtuar 6000 dollarë, por nuk i ka veshur kurrë.
 
Britney shkruan:
 
Katër vjet më parë bleva këpucët e mia të para Christian Louboutin që ishin 6.000 dollarë. P.S. Unë kurrë nuk i kam veshur ato”.
 
 
Mirëpo fansat e kanë kritikuar menjëherë këngëtaren duke i komentuar se njerëzit janë pa ushqim ndërsa ajo bën blerje të shtrenjta.
 
Një fans i shkruan:
 
Mi dërgoni mua, në mënyrë që t’i shes dhe të paguaj vaktet e një viti të tërë për të gjithë njerëzit që janë të uritur në qytetin tim”.
 
Një tjetër, mes komenteve të shumta, lexohet të thotë:
 
Po reklamoni mendjelehtësinë tuaj. Ndërkohë, kemi njerëz që nuk mund të përballojnë ushqimin e tyre të rradhës. Në vend që të shpenzoni ato para për marrëzi, dhuroni”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 20:13

Ish-deputetja Albina Deda dhe vajza e saj Ada kanë qenë të ftuara pasditen e sotme në emisionin 'Rudina'.

Postuar: 19/09/2019 - 18:31

Në vitin 2013, projekti muzikor i titulluar "Të ka lali shpirt", arriti të shndërrohej

Postuar: 19/09/2019 - 15:42

Koncerti “Tingujt e Çarshisë”, i mbajtur për 3 ditë me rradhë në kryeqytetin e Maqedo

Postuar: 19/09/2019 - 15:30

Kujt i ndodh të takojë mbretëreshën Elizabeth duhet ta dijë mirë këtë rregull.

Postuar: 19/09/2019 - 09:59

Të flasësh për problemet e shëndetit mendor, tashmë nuk konsiderohet më dhe aq tabu!

Postuar: 19/09/2019 - 09:31

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Aurela Gaçe ka nisur në Amfiteatrin e Tiranës koncertin për të cili

Postuar: 18/09/2019 - 21:15

Këngëtarja Baby G ka disa kohë që nuk është aktive në estradën shqiptare.Së fundmi në rrjetin e s