BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Gossip

Blendi Fevziu tregon sesi gati e kanë përjashtuar nga shkolla: Ç’ndodhi në orën e historisë

Blendi Fevziu tregon sesi gati e kanë përjashtuar nga shkolla:

Gazetari Blendi Fevziu tregoi edhe një histori të vërtetë, që i ka ndodhur kur ishte kur ishte nxënës shkolle.

Fevziu tha se ka qenë nxënësi më i mirë i historisë dhe sa herë kishte kontrolle mësuesja e ngrinte në mësim.

Por, një radhë, grupi i kontrollit nga Drejtoria Arsimore e Tiranës, pasi e kishte dëgjuar të tregonte historinë e kryeqytetit, i kishin thënë mësueses se ai nuk mund të vijë më në klasë pa prindërit. Kështu, Fevziu tha në “Kjo Javë” se kishte marrë gjyshen e tij, që ai e thërriste ‘nona’ për t’u përballur me ta.

“Nona”, siç tregon Blendi, i kishte vënë përballë fakteve, duke bërë që drejtori i shkollës ta cilëson një keqkuptim këtë veprim me nxënësin dhe ta kalonte çështjen në heshtje.