Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bora Zemani emocionohet Live shpërthen në lot, ja çfarë imazhi iu shfaq në ekran teksa po fliste

Postuar: 20/11/2018 - 10:05

Ajo ka një lidhje shumë të fortë me djalin e saj dhe duket se emocionohet sa herë e sheh. Moderatorja Bora Zemani e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan nuk i ka mbajtur dot lotët teksa shihte foto dhe video të Arborit. Ajo tha se është marrë shumë me të dhe se djali e ka ndryshuar.

“Arbori në Dhjetor bën 4 vjeç. Nuk e di nëse jam një nënë tipike, mendoj se jemi duke u rritur bashkë sepse jam bërë mami shumë e vogël. Jam mami Arborit, por mendoj se do jem edhe një shoqe e mirë gjithë jetën. Unë e kam shijuar prindërimin, jam marrë shumë me Arborin sidomos vitin e parë kam qenë e fiksuar. Nuk më duket e vështirë të qenit nënë, më duket e bukur. Mua më ka ndryshuar shumë Arbori. Këto kohë unë kam qenë shumë e angazhuar dhe nuk kam patur shumë kohë të qëndroj me djalin aq sa ne jemi mësuar të qëndrojmë me njëri-tjetrin. Arbori shkon në kopësht paradite dhe pasdite për të kujdesen gjyshërit dhe dadoja. Unë kurdo që jam e lirë jam me të. Edhe unë jam rritur nga dy prindër që punonin dhe mendoj se këtë shembull duhet t’i jap edhe djalit tim”, tha moderatorja.

Gjatë emisionit ajo po ashtu tha se pavarsisht marrëdhënies së saj me Vin Velin, kryesorja për ta mbetet djali të cilit nuk do t’i mungojë asnjëherë dashuria e prindërve.

“Pavarsisht lidhjes tonë Arborit nuk do t’i mungojë dashuria e prindërve. Të dy ne jemi shumë të gatshëm për Arborin dhe më kryesorja t’i japim dashuri atij”, tha Zemani.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 21:01

 Sot ka qenë dita e 7 e protestës së studentëve, të cilët vazhdojnë të tregohen shumë këmbëngulës deri në plotësimin e tetë kërkesave të tyre.

Postuar: 11/12/2018 - 19:08

Kur është fjala për fëmijët, çdo prind tregon anën e tij më të ndjeshme!Kjo ka ndodhur sot në emi

Postuar: 11/12/2018 - 18:36

Djali i vogël futboll-dashës i presidentit amerikan Donald Trump, Barron nuk bën shumë paraqitj

Postuar: 11/12/2018 - 11:34

Kantautori shumë i dashur për publikun shqiptar, Flor Mumajesi, fitoi zemrën e të gjithëve me k

Postuar: 11/12/2018 - 11:16

Mbrëmjen e kaluar, bukuroshja Trejsi Sejdini e cila këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss

Postuar: 11/12/2018 - 08:27

Puntata e radhës e spektaklit të kërcimit "Dance with me" mbajti mbrëmjen e djeshme të

Postuar: 10/12/2018 - 22:28

Pas kërcimeve të konkurrentëve, shpeshherë hapet debat në "Dance With Me", por këtë her