BREAKING NEWS

Si mund të pikasen rastet me koronavirus? Zv.Ministrja e Shëndetësisë duke iu referuar OBSH zbulon kush duhet të testohet  

Si mund të pikasen rastet me koronavirus? Zv.Ministrja e
x

Gossip

Bota e kinemasë nuk u shpëton tentakulave që ka shtrirë pandemia, një tjetër aktor deklaroi se është infektuar me Covid-19

Bota e kinemasë nuk u shpëton tentakulave që ka shtrirë

Aktori I “Lost” dhe “Hawaii Five-0”, Daniel Dae Kim njoftoi se ka dalë pozitiv me koronavirus, përmes një postimi në “Instagram”.

Kim ndodhet në Hauai, por tha se më parë kishte qenë në Nju Jork, ku për ironi të fatit po xhironte pjesë të serialit “New Amsterdam”, ku interpreton një doktor që thirret për të ndihmuar pacientët gjatë një epidemie.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, nga shtëpia e tij në Honolulu, aktori bëri shaka me karantinën e tij “chic” dhe deklaroi: “Dua që të dini se dje rezultova pozitiv me Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi. Uroj dhe ju të jeni mirë dhe qëndroni larg njerëzve”.

Produksioni i seriali informoi kastin e aktorëve dhe trupën e xhirimit, që kanë qenë në kontakt të ngushtë me aktorin.