Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bota e modës në zi/ Ndahet nga jeta ish-Miss Univers

Postuar: 10/09/2018 - 15:35

Kishte thyer disa tabu, por tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qajnë ndarjen nga jeta në moshën 45-vjeçare të Chelsi Smith, fituese e vitit 1995 e kurorës së Miss SHBA dhe po të njëjtin vit, fitoi edhe Miss Universin.
 
Ish-Miss Universi, humbi jetën për shkak të një kanceri në mëlçi, nga i cili ishte prekur pak kohë më parë. Chelsi Smith, hyri në historinë e Texas, vend ku u rrit me gjyshërit e saj, për shkak se kishte një origjinë mikse.
 
Babai i saj ishte afro-amerikan, ndërsa nëna ishte e bardhë, ku zgjedhja e saj si Miss, shënoi një thyerje tabuje.
 
Pasi fitoi konkursin e bukurisë, Chelsi nisi aktivitetin si modele, ndërsa më tej u përfshi në role të tjera kinematografike dhe në fushata të ndryshme publicitare, ku shërbeu si imazh.
 
“Të shkruaj këtë është shumë e vështirë, pasi mësova për vdekjen e një mikeje të dashur. Kishte një dritë të pabesueshme, nëse nuk do të ishe për të, bukurinë dhe energjinë e saj, nuk do isha kjo që jam sot. Edhe sëmundja nuk arriti që t’ia shuajë buzëqeshjen”, shkroi mikja e saj në Instagram, Shanna Moakler, e cila u rendit e dyta në konkursin e bukurisë Miss SHBA 1995.
 
Më tej Shanna kujton se qante për sëmundjen e saj dhe se ishte vetë Chelsi që e ngushëllonte dhe jo e kundërta.
 
Ndër të tjera ajo thotë se bota nuk do të jetë më e njëjtë pa të, duke shtuar se meritonte që të jetonte. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/04/2019 - 16:07

Treshja e famshme Erion Isaj, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku gjithmonë kanë treguar se midis tyre ekziston një shoqëri e pastër.

Sot Olsi feston ditëlindjen dhe ka marrë urimet më të bukura nga dy miqtë e tij.

Postuar: 18/04/2019 - 14:38

Që kur ish-aktorja e njohur Meghan Markel u martua me Princ Harryn jeta e saj dhe familja kanë qe

Postuar: 18/04/2019 - 14:20

Koreografi Aldi Nako ka ndarë në rrjetet scociale me anë të një foto, ku tregon se si u mblodhën

Postuar: 18/04/2019 - 13:30

Një nga moderatoret e njohura shqiptare, e cila ka prezantuar një sërë emisionesh radiofonike ësh

Postuar: 18/04/2019 - 13:18

 Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj nuk fshihen më.Së fundmi, Arbana ka publikuar nj

Postuar: 18/04/2019 - 08:42

Blogerja e njohur Armina Mevlani është bërë nostalgjike ditën e djeshme dhe ka ndarë me ndjekësit

Postuar: 18/04/2019 - 08:32

Redona Koçi është emri i vajzës që është cilësuar si avokatja më seksi në vendin tonë.