BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Gossip

Botokset e ekranit/ “Si e ka lënë mamaja këtë të bëhet kështu?!”, Zhaku dhe Çani nxjerrin të palarat e vajzave të ekranit, kush e ka lëshuar më shumë dorën për operacionet plastike: Ja përse ma shpifin

Botokset e ekranit/ “Si e ka lënë mamaja këtë të

Mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin Zonë e lirë blogerja e njohur shqiptare, Zhaklin Lekatari për të folur për një fenomen mjaft të përhapur kohët e fundit, në rrethin e vajzave të njohura të ekranit në vendin tonë, të cilat u janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale.

Sipas Zhakut, tashmë është e vështirë që disa prej tyre të dallohen nga njëra tjetra, për shkak se ndryshimet që kanë bërë janë pothuajse të njëjta. Mes vajzave të njohura që Zhaku përmendi për më shumë ndërhyrje është Besa Kokëdhima, Soni Malaj apo Morena Taraku.

Duke iu referuar Sonit, blogerja u shpreh: Unë mendoj se nëse plakesh, nuk fryhesh.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as batutat e Çanit, sa i takon transformimit të Greta Koçit, për të cilën pyeti pa të keq, sesi e ëma e kishte lënë që të përfundonte në atë gjendje, duke ditur sa e kujdesshme ishte ajo për të dyja vajzat e saj.

“Si e ka lënë mamaja këtë të bëhet kështu? Kur vinin te unë në emision, mamaja vinte këtu se është shumë e kujdesshme, me të dyja vajzat, si ka mundësi që e ka lënë të ndryshojë kaq shumë”, u shpreh Çani, ndërkohë që Lekatari shtoi: Për mendimin tim Morena e ka ekzagjëruar.

Botokset e ekranit/ “Si e ka lënë mamaja këtë të

Sa i takon ngjashmërisë mes Elvana Gjatës dhe Besa Kokëdhimës, blogerja tha se kjo e fundit ka bërë më shumë operacione, ndërsa për Elvanën tha se ndërhyrjet kanë qenë më të vogla.

Më të lexuarat