BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Gossip

Braktisi papritur ‘Klaniforninë’, aktorja e njohur shqiptare tregon arsyen e këtij vendimi: Nuk kam as turp dhe as frikë ta them!

Braktisi papritur ‘Klaniforninë’, aktorja e njohur shqiptare

Aktorja e njohur e humorit, Lisa Kujofsa në një lidhje me Skype me emisionin "Abc e Mëngjesit", ka treguar arsyet pse është larguar nga spektakli "Klanifornia". Lisa tha se kryesorja ishte mungesa e publikut në skenë për shkak të pandemisë dhe disa arsye të tjera personale.

“Mua më merr malli për publikun. Klanifornia fatkeqësisht si të gjitha spektaklet me publikë nuk ka më publikë, që këtu fillon një mangësi, një ftohtësi. Shfaqet që janë me publik dhe duan reagimin e menjëhershëm, është vrastare, është shumë e vështirë. Unë për vete për shembull e ndjej shumë të vështirë, po nuk pata reagimin e bluaj në mëndje gjatë gjithë kohës dhe them me vete ‘o bo bo ç’po bëj unë këtu, ç’dua unë këtu’.

Kjo mund të jetë një nga arsyet, arsyeja kryesore ishte që doja të isha në shtëpinë time dhe doja të isha larg një papërgjegjshmërie masive shqiptare për kundrejt situatës në të cilën ndodhem. Nuk kam as turp dhe as frikë ta them. Më vjen keq që shoh të tilla situata. Ti mund të më besosh ose jo, që kur ka ardhur viti i ri unë kam ardhur vetëm një ditë jashtë se më duhet të bëja Pazar se duhej ndonjë frut në shtëpi. Unë nuk kam dal sepse kam një lloj përgjegjëshmërie, siç bëjnë të gjithë të tjerët që më rrethojnë”, tha Lisa.

Prej disa kohësh, ajo jeton në Itali dhe ka zgjedhur të jetë më afër publikut me anë të kanalit të saj në Youtube.

Braktisi papritur ‘Klaniforninë’, aktorja e njohur shqiptare

Më të lexuarat