BREAKING NEWS

Zbardhen 36 provat e PS kundër Ilir Metës, më 20 korrik raporti për shkarkimin e presidentit shkon për votim në seancë plenare, ja detajet

Zbardhen 36 provat e PS kundër Ilir Metës, më 20 korrik raporti
x

Gossip

Braktisi papritur ‘Top Channel’, zbulohet shkaku i sherrit mes moderatorit të njohur dhe Ben Blushit

Braktisi papritur ‘Top Channel’, zbulohet shkaku i sherrit mes

Pak ditë më parë u bë e ditur se pas dy sezonesh në emisionin "Në shtëpinë tonë", Florian Agalliu ka vendosur të largohet nga Top Channel. Burime për "revistawho.com" bënë të ditur se Floriani e ka ndërprerë kontratën televizive dhe duke filluar që nga muaji Janar nuk do e shohim më në Top Channel.

Së bashku me Florianin do largohet edhe bashkëshortja e tij, Renisa Shabani e cila ishte autore e programit. U tha gjithashtu se shkak i largimit është bërë një konflikt i Florianit dhe Renisës me drejtorin e përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushin. Po cila ishte arsyeja e këtij konflikti.

Gazetari i emisionit "Thumb on" ka treguar se Ben Blushi kërkonte më shumë klikime nga emisioni pasi mesa duket ishte i pakënaqur nga shikueshmëria aktuale. Një situatë e tillë ka shkaktuar debat dypalësh gjë që ka çuar në marrjen e një vendimi prej Florit dhe bashkëshortes së tij që të largohen përfundimisht nga Top Channel.

Mbrëmjen e djeshme në "Dance with me", Flori pranoi largimin dhe tregoi se po punon me projekte të reja në Ora News.