BREAKING NEWS

Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Zëri i Amerikës nxjerr prapaskenat dhe ultimatumin e prerë të ndërkombëtarëve: Kufiri i patolerueshëm i vendosur me zë të lartë është…

Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Zëri i Amerikës
x

Gossip

Çfarë i ndodhi shefit të kuzhinës? Renato Mekolli përlotet në mes të emisionit

Çfarë i ndodhi shefit të kuzhinës? Renato Mekolli

Ditën e sotme, shefi i kuzhinës Renato Mekolli ishte i ftuar në emisionin “E diell” në “Top Channel”, ku rrëfeu jo vetëm për punën, por edhe për jetën e tij personale.

Renato tregoi për jetesën në Greqi dhe sakrificat e bëra për të qenë ai që është sot.Rrugëtimi i tij s’ka qenë aspak i lehtë dhe i është dashur të heqë dorë nga shumë gjëra, megjithatë ai ia ka dalë.
 
Teksa kujtonin jetesën në Greqi, në studio është vendosur një video surprizë për Renaton nga shefi i tij i parë i kuzhinës.Ai e përshëndeste Renaton dhe i uronte më të mirat, ndërsa ky i fundit është përlotur nga surpriza.
Renato ka treguar se arsyeja që u përlot ishte pasi personi në video i kishte mësuar çdo gjë, edhe kur e kishte kritikuar dhe ishte sjellë ashpër.
 
Madje, shefi i kuzhinës u shpreh se do të përpiqej ta merrte në emisionin e tij mësuesin e parë.

Më të lexuarat