BREAKING NEWS

“Ky është problem”, Artan Hoxha zbardh detaje nga videoja ‘bombë’ që disponon për zyrtarin e lartë: E kanë kapur 'mat' duke...

x

Gossip

Çifti më i komentuar i momentit! Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ’arratisen” në Zvicër, kush janë dy personat enigmatikë që i shoqërojnë (Foto)

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj po shijojnë pushimet në alpet e Zvicrës.

Çifti, që tashmë e ka shprehur hapur dashurinë për njëri tjetrin, duket se nuk janë të vetëm në këtë udhëtim, pasi bashkë me ta ndodhet dhe vëllai i Grishajt, me bashkëshorten e tij.

Tashmë marrëdhënia e Arbanës me familjen e Eduartit ka kaluar në një tjetër nivel, madje ajo duket të jetë një nga komentueset më të rregullta të kunetërve të saj, që në muajin Maj, kur ende nuk e kishte pranuar që ishte në një marrëdhënie me regjisorin e emisionit të saj.

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme Arbana dhe Eduarti janë duke e shijuar maksimalisht këtë udhëtim në çift, duke lënë pas krahëve jetën e zhurshme, dhe plot angazhime të Tiranës.