BREAKING NEWS

“Prova të reja tronditëse”, Presidenti Meta bën lëvizjen e menjëhershme: Sapo firmosa...

“Prova të reja tronditëse”, Presidenti Meta bën
x

Gossip

Cilën vlerëson më shumë Portokallinë apo Klaniforninë? Delinda Disha jep përgjigjen që nuk pritej (Tregon edhe se çfarë i ndodhi në fakultet kur imitoi një herë pedagogen e saj)

Cilën vlerëson më shumë Portokallinë apo

E ftuar në emisionin “Provokacija” aktorja Delinda Disha, ndarjen nga jeta tw aktorit Xhevdet Ferri, e konsideron një humbje të madhe. Duke e vlerësuar si një nga artistët më të rëndësishëm, Disha u shpreh se ishte një humbje shumë e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare.

“Profesioni i aktorit është talent, ose je ose nuk je”, u shpreh ajo.

E pyetur nga Mustafa Nano, Disha ka treguar edhe detaje nga momentet e para kur ka konkurruar për tu bërë pjesë e aktrimit. “Konkursi ka një strukturë për përgatitjen e një poezie, një prozë dhe dy monologë”, u shpreh Disha.

Nano: Role dramatike mund të luash?

Disha: Sigurisht që po.

Gjithashtu ajo tha se në show televiziv është e detyruar të bëjë komedi, ndërsa në teatër përfshihet edhe në role në dramatike.

Nano: Kur ka qenë hera e parë që kuptove që kishe talentin për ti bërë të tjerët të qeshnin?

Disha: Aftësinë për të imituar e kam pasur që e vogël. Imitoja karaktere të ndryshme. Edhe shkolla të mëson rrugën e ndërtimit të një karakteri dhe kjo u bë më e lehtë.

Nano: Meritat ia jep vetëm vetes apo ka ndonjë person që të ka ndihmuar?

Disha: Sigurisht që po. Të gjithë personave që kanë ndihmuar në formimin tim artistik, por edhe në punë i jam mirënjohëse. Duke filluar nga profesor Met Xhelili, Niko Kanxheri, puna në portokalli, regjisori Altin Basha.

Disha ka treguar se në fillimet e saj ka imituar një pedagoge në akademi e cila nuk e ka mirëpritur dhe për këtë arsye e ka ndërprerë imitimin.

Sa i përket imitimit të personazheve publike u shpreh se nuk ka asgjë personale është thjesht një imitim.

Nano: Imitimi është diçka që të vjen në mënyrë natyrale, apo i vëzhgon?

Disha: Për të bërë një karakter duhet të heqësh edhe paralele me veten. Duke pasur dy apo tre cilësi së jashtmi apo së brendshmi dhe duke i studiuar, duke u marrë me detajet i përpunon vetë si aktor. Magjia e profesionit është stërvitja.

Nano: Kjo është një gjë që ti do ta bësh gjithë jetën?

Disha: Aktrimin e kam pasion, do ta bëj gjithë jetën në mos në televizon në teatër.

E pyetur se përse hoqi dorë nga “Portokalli”, aktorja thotë se kishte nevojë për diçka të re, “mendoj se cilkin tim e mbylla atje, kisha nevojë për diçka të re, por sërish marrëdhëniet i kemi shumë të mira”, u shpreh ajo.

Nano: Portokallia apo Klanifornia?

Disha: Për vjetërsi pune “Portokalli” ka krijuar emrin dhe fuqinë e saj. Por është shumë mirë që këto emisione të shtohen sepse është një mundësi e mirë punësimi, por edhe zbulimi talentesh./abcnews.al