BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Gossip

“COVID-19 më kapi me lot”, këngëtari i njohur shqiptar flet për luftën e tij me koronavirusin

“COVID-19 më kapi me lot”, këngëtari i njohur

Jo të gjithë e përjetojnë njësoj infektimin nga COVID-19. Disa e kalojnë me sportivitet, ndërsa disa të tjerë në një gjendje psikologjike të rënduar. Këtë të fundit ka përjetuar edhe këngëtari Lorenc Hasrama, i cili u infektua nga koronavirusi.

Në emisionin radiofonik “Live From Tirana” ai ka treguar se ditët kur ka qenë i infektuar kanë qenë të vështira për të, por ai ka qenë me fat që ka pasur familjen afër. Ai ka treguar se infektimi i kishte ndikuar shumë në gjendjen emocionale dhe hera herës është përlotur.

Lorenci u shpreh se këtë periudhë është angazhuar në krijimin e teksteve të reja të këngëve, por nuk ka qenë gati t’i realizojë në studio e t’i publikojë. Ai tregoi se ka 2 projekte muzikore gati për publikim në bashkëpunim me Irkenc Hykën, por nuk dëshiron që të nxjerrë këngë që i cilëson si “prerje damarësh”.

Më të lexuarat