BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Meta rrezikon të përfundojë si Gruevski duke kërkuar azil, është i zhytur kokë e këmbë në korrupsion, ja si po tenton të kapë Kushtetuesen

Spartak Ngjela: Meta rrezikon të përfundojë si Gruevski duke
x

Gossip

Dalin detajet tronditëse! Trupi ishte rrethuar nga instekte, gjendet i vrarë brenda kamionit të shokut të tij reperi i njohur

Dalin detajet tronditëse! Trupi ishte rrethuar nga instekte, gjendet i

Reperi i njohur i cili ishte zhdukur prej kohësh u gjet të dielën i vdekur në kamionin e një mikut të tij.

Brian Trotter, 25-vjeç i njohur me emrin e artit, ‘Kent won’t stop’, u gjet në kamionin e mikut të tij pasi ky i fundit pësoi një aksident dhe policia kontrolloi automjetin ku gjetën trupin të dekompozuar dhe të rrethuar nga insekte.

Policia e Miamit tha se kontrolluan automjetin të drejtuar nga Robert Avery Coltrain, mik i reperit, pasi automjeti i tij ishte pjesë e një aksidenti. Menjëherë sapo ata u afruan automjetit ndjen erën e keqe dhe aty hasën me trupin e Coltrain afër tij një pistoletë Glock 45.

Hetuesit thanë se ata besojnë se pistoleta ishte përdorur për të vrarë reperin.

Nga ekzaminimi i trupit rezultoi se viktima ishte qëlluar disa herë me armë zjarri në gjoks.