BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Gossip

Deklaroi publikisht se do të krijonte një parti të re politike? Zhaku merr vendimin që nuk pritej: Kurrë më nuk do të...

Deklaroi publikisht se do të krijonte një parti të re politike?

Inida Gjata, e njohur si Zhaku pak muaj më parë njoftoi se do të krijonte një parti të re politike, të cilën vendosi ta emërojë “Partia për zhvillim kombëtar”. Në një intervistë për Adi Krastën në "A-Shoë", Zhaku tha se do të kthehej në Shqipëri për të themeluar një parti nisur nga situata ku kryeministri Rama e ka çuar vendin sipas saj.

Por dje artistja ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ka hequr dorë nga ky vendim dhe do të shohë jetën e saj. Zhaku bën gjithashtu të ditur se është rikthyer me bashkëshortin dhe është e lumtur.

“Miq të dashur, më vjen keq që jam zhdukur për një kohë të gjatë pa habere nga unë. Unë kam vendosur të shoh interesat e mia private dhe nuk do merrem më kurrë me politikë në jetën time, perveçse si artiste. Jam mirë, jam e lumtur dhe e rikthyer me burrin tim. Ju uroj të gjithëve fat dhe mbarësi dhe ju kërkoj ndjesë që ju zhgënjeva me këtë vendim kaq egoist, ku pashë vetëm interesin tim. Ju falenderoj shumë për besimin, përkrahjen dhe angazhimin. Ndihem me fat që ju kam dhe uroj t'jua shpërblej ndonjë ditë”, ka shkruar artistja.

Ajo ka publikuar edhe një video në Instagram ku shfaqet me bashkëshortin duke treguar se këtej e tutje do i përkushtohet martesës së saj.

Deklaroi publikisht se do të krijonte një parti të re politike?

 

Më të lexuarat