BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Gossip

Del data zyrtare kur do të publikohet filmi i Ermal Mamaqit, zbulohet roli që do ketë Enca

Del data zyrtare kur do të publikohet filmi i Ermal Mamaqit, zbulohet roli

Data zyrtare e publikimit të filmit. "I love Tropoja" është vendosur që do të jetë 29 janari i 2020-së. Premiera e filmit do të mbahet në Pallatin e Kongreseve ku do të jepet për dy javë rresht. Ditën e djeshme u publikua edhe traileri me sekuenca nga ky film që do jetë super komik, me skena aksion e skena të nxehta. "I love Tropoja" vjen me një kast aktorësh të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, por edhe me aktorë të rinj e të talentuar siç është Enca. Nga traileri mësuam se Enca në film do e ketë emrin Adela dhe ka shkuar në Tropojë sepse i ka humbur i dashuri.

"Unë kam ardhur sepse nuk gjej dot të dashurin", dëgjohet t'i thotë Enca policit, rolin e të cilit e luan Behar Mera.

Filmi "I love Tropoja" vjen me regji të Ermal Mamaqit dhe skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit e Besnik Mustafait. Nëse nuk e keni parë ende trailerin, ndiqeni në videon e mëposhtme.

 

 

Më të lexuarat