Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dhunë fizike dhe përleshje me armë mes reperave, dënohen Noizy dhe Cozman

Postuar: 19/09/2018 - 10:21

Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës. Në procesin gjyqësor i cili ka përfunduar sot Albert Krasniqi personi i akuzuar për plagosjen e Noizyt është dënuar me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.

Vendimi i gjykatës i shpallur sot i ngarkon Krasniqit edhe një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë.

Beteja në mes dy ‘label’-ëve muzikorë OTR e BabaStars e cila nisi më 13 shtator të vitit 2016 para hotelit “Swiss Diamond”, është zhvendosur në Gjykatë.

OTR është ‘label’ në të cilin bën pjesë ‘Noizy’, ndërsa ‘BabaStars’ label-i tjetër ku bën pjesë ‘Cozman’.

Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, në Prishtinë kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.

KALLXO.com ka arritur të sigurojë aktakuzën në të cilën prokuroria ka shpjeguar veprimet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë përleshje.

Në këtë proces gjyqësor ishte akuzuar Rigels Rajku (Noizy), derisa reperi tjetër, Ylber Abdullahu (Cozman), është palë e dëmtuar.

Si pasojë e kësaj përleshje mbetën të lënduar disa persona, përfshirë edhe Rigels Rajku, i njohur për publikun si “Noizy”, atij i është hequr një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike.

Sipas aktakuzës, ‘Noizy’, në ditën kritike i ishte vërsulur fizikisht Albert Krasniqit dhe Ylber Abdullahut, pasi që i akuzuari Krasniqi dhe tani i dëmtuari Abdullahu me automjet të të dëmtuarit kanë ardhur në parking.

Aktakuza thotë se ‘Noizy’ fillimisht i është vërsulur ‘Cozman’-it të cilit i është afruar derisa ishte duke ndenjur në automjetin e markës “Range Rover” dhe me grusht e ka goditur në pjesën e tëmthit dhe e ka shtyrë në automjet, me ç‘rast është shkaktuar rrahja e përgjithshme dhe i dëmtuari kishte pësuar edhe ca goditje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2018 - 23:23

Alby Rydes, sipas mediave kosovare po pret një fëmijë nga këngëtari Flori Mumajesi. Pas lajmit që qarkulloi me shpejtësi në media ka reaguar aktorja e filmave për të rritur, Alby Rydes.

Postuar: 22/10/2018 - 20:57

Një ish-kuzhinier në kuzhinat mbretërore, Darren McGrady, ka zbuluar se Mbretëresha Elisabeth II&

Postuar: 22/10/2018 - 20:04

Flori Mumajesit po i ndodh e njëjta gjë si reperit Drake!Emisioni ‘SevenBizz’ ka zbul

Postuar: 22/10/2018 - 19:52

Në ekranet shqiptare janë shtuar mjaft spektaklet e humorit dhe në këtë mënyrë i japin më shumë n

Postuar: 22/10/2018 - 18:41

Zaimina Vasjari e ftuar në “Shiko kush luan” zbuloi se lidhjen me bashkëshortin e ka

Postuar: 22/10/2018 - 18:31

Këngëtari i njohur shqiptar është bërë baba për herë të dytë.Këngëtari e bëri vetë të ditur lajmi

Postuar: 22/10/2018 - 17:23

Arrestimi i reperit Stresi ishte lajmi më i bujshëm nga mediat javën që shkoi.