BREAKING NEWS

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr prapaskenat e rënda, i përgjigjet akuzës ‘bombë’ të Sali Berishës: Unë e paralajmërova që...

“Urdhërove vrasjen e Azem Hajdarit!”, Fatos Klosi nxjerr
x

Gossip

Diana Ziu, Kujtim Prodani dhe Erik Lloshi i dolën kundër, reagon për herë të parë Alketa Vejsiu ndaj kritikave për Festivalin e Këngës në RTSH

Diana Ziu, Kujtim Prodani dhe Erik Lloshi i dolën kundër, reagon

E ftuar pasditen e sotme në "Aperitiv Fest" Alketa Vejsiu, një nga drejtueset  e Festivalit të Këngës në RTSH foli për gjithë momentet e zhurmës televizive, kritikave dhe pakënaqësive.

"Sigurisht që i kam dëgjuar lajmet. Duke qenë drejtuese e një media-je online, më duhet të azhornohem me të rejat e fundit, gjithsesi mua s'më vjen mirë vetëm me një gjë. Unë s'dua të merrem fare me polemika. S'kemi ardhur as me fondet e shtetit, asgjë nga këto. Unë nuk dua të paguhem, jo se s'kam nevojë për para. Eshtë thjesht zgjedhja e imja. Ato pesë lekë, le të përdoren për diçka tjetër që mungon."

Që nga momenti që u mësua se drejtimi artistik i festivalit do të jetë nga ajo dhe Vera Grabocka, njerëzit treguan kureshtje dhe interes, por kritikat s'munguan. Ndonëse Vejsiu nuk përmendi asnjë emër, kujtojmë se pak kohë më parë, Diana Ziu dhe bashkëshorti i saj, Vangjel Toçe, i dërguan një letër të hapur Grabockës ku i kërkonin të dini pse këngë e tyre s'u pranua. E njëjta pakënaqësi shoqeroi, Kujtim Prodanin, apo Erik Lloshin.

Përsa i përket abuzime për të cilat është folur gjatë, Alketa mohoi në mënyrë kategorike të ndodhë diçka e tillë.

"S'ka patur vend për abuzime. Këto diskutime vijnë si pasojë e mungesës së besimit që kanë shqiptarët për shqiptarët. Duhet treguar pak më shumë respekt për Verën dhe punën e saj. Vera, ka zgjedhur të mos dalë në ekran dhe është gjest  fisnik nga ana e saj. Ne s'po e bëjmë festivalin për të marrë trofe. Po e bëjmë se duam ta bëjmë. Ky s'është festivali i Alketës, as i Verës, është festivali i shqiptarëve, kjo është ideja ime. Uroj që kjo të dëgjohet dhe të kuptohet. S'mund t'i japim vlerë polemikës kur muzika është kaq e bukur."- përfundoi Alketa.

Përsa i përket fituesit, Vejsiu tha se jurinë nuk e njeh akoma, pasi do të vijnë tre përfaqësues të huaj nga Eurovizioni, ndërkohë që me  20 këngët pjesëmarrëse, publiku do të prezantohet ditën e hënë (9 dhjetor).