BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Gossip

“Do jetoj gjithë jetën me mallin tënd!”/ Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha i shkruan letrën e ndjerë, të atit Dritan Hoxha në ditën e lindjes: Gjithë jetën pas ikjes tënde kam dëgjuar fjalinë “po te mos ishe vajza tij…”

“Do jetoj gjithë jetën me mallin tënd!”/

16 tetori çdo vit është një ditë e shënuar për “Top Channel”, e jo vetëm, pasi është edhe ditëlindja e themeluesit Dritan Hoxha, ku një aksident i mor ijetën në 2018.

Vajza e tij e madhe, Lori Hoxha është kujdesur gjithnjë të zgjedhë fjalët më të veçanta për të atin. Këtë vit ajo i ka shkruar atij një letër shumë të ndjerë që e ka ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Në letër Lori i tregon të atit për secilin prej pjesëtarëve të familjes. Duke nisur nga Itani dhe Roman e London që sipas saj i ngjajnë shumë atij, te Sara, e ëma dhe me disa ndjesi të sajat. Në fund e mbyll duke shkruar se do hapë një verë të kuqe sot dhe se ai është influenceri i saj i preferuar.

“Teksa shkruaj kam perballe pamjen me te bukur ne bote; nje nga ato qe
kerkoje me ngulm ti gjithe vitin sepse po te ndjeje pak ftohte futeshe direkt ne makinen tende dhe ferkoje duart. Kam perballe Itanin qe eshte rimisherimi jot; po aq i gjate, i bukur, kokforte dhe me ate humorin e bezdisshem qe te vinte ne siklet perpara tavolines po ti prape qeshje se ishte me vend. Nga ana tjeter eshte Sara qe po ndjek Oman dhe London; njeri do te luaj ping pong dhe tjetri me thote qe qenkam bere pak kacurrelse sot. Dy njerez komplet te ndryshem, qe i imagjinoj ne shpinen tende teksa i tregon boten tende dhe i thua “jo ate”, se e ndaje shume mire te drejten dhe refuzoje te beheshe pale me cdo gje qe nuk ishte e tille. Te ngjajne shume mendoj une, ose jam une qe kerkoj me ngulm te te shoh ne cdo brez qe do te vije. Mami po pi kafen qe e shoqeron me nje cigare. Ta dish qe e ka filluar qe kur nuk vije me ne shtepi. E di e di, i kam thene po e do ta degjoje nga ty. Diku do dilte nga deshirat e tua megjithese ato me te medhat i ka ruajtur te gjitha. Redia me shkruan ne
telefon; eshte po aq moskokcarese sa kur vije ne Itali dhe thoje “goca mamit kjo” se nuk dilte te dera si une dhe Sara. Redia vazhdon do me ate dashurine qe mban nga brenda, dhe boshkllekun tend e ndjen sot me shume se kurre. Gjithesesi ta dish, ate do gjeje zgjuar ne oraret qe rrije ti dhe me siguri do vinte e para kur doje ndonje xhiro me makine naten vone. Une jam ketu; me dyshimet e mia si gjithmone dhe per cdo gje. Kurioze a do ishe i lumtur per ne dhe kush do ishim ne sot me ty. Gjithe jeten pas ikjes tende kam degjuar fjaline “po te mos ishe vajza tij…” dhe jam kurioze vertete, dhe pse e di qe mua vajzen tende me ben ajo cka kam brenda. Me bejne floket kacurrela, karakteri impulsiv, dashuria per jeten e bukur, pretendimet e larta per njerezit, parimet e forta dhe deshira per tu vetpermirsuar cdo dite. Por me kurioze jam si do kishim ecur bashke sot. Nuk u zgjata aq sa doje, por besoj do kishim ecur me
koken larte te dy. Viti i 14 qe e festojme ditelindjen tende pa ty dhe pa merakun tend qe po “plakesh”. Do hap nje vere te kuqe sot dhe pse ta dish qe une e pi te bardhe. Diku do ndryshoja dhe une nga ti dhe pse te ndjek cdo hap e te kopjoj sikur je influenceri im i preferuar. Me mungon cdo dite e te kujtoj cdo dite po ti kete e di se sje shume larg. Gezuar ditelindjen cutie E jotja sot dhe gjithmone, Lori Tanit.”

“Do jetoj gjithë jetën me mallin tënd!”/

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

Më të lexuarat