BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Gossip

“Do më njohësh kush jam unë”, pasi parkoi pa të keq në mes të rrugës, Margareti i “Përputhen” përplaset me policinë, ndërhyn menjëherë shoku i saj (Replikat)

“Do më njohësh kush jam unë”, pasi parkoi pa të

Modelja shqiptare Margaret Shllaku është përplasur me efektivët e policisë. Në “Shqipëria live”, Margareti tregoi se si ka debatuar me uniformat blu, pasi kishte parkuar makinën keq. Mirëpo, situata ka degraduar, sepse mes efektivëve dhe modeles është future edhe një shoku i saj, që quhet Davidi, dhe degjohet në video teksa u thotë efektivëve se ‘do ta njohin kush është ai’.

Margaret në videon e regjistruar shihet teksa diskuton me efektivët e policisë, dhe mes tyre ndërhyn miku i saj.

“Ore prit se do me na hap pun ne ky po do më njohë kush jam,”- thotë djali në video.

 “Aman sa turp, sa është gjoba,. Ma jep atë gjobë dhe të iki,”- thotë Margareti, ndërkohë që efektivi i përgjigjet se duhet të paguajë 3000 mijë lekë të reja.

“Kur je femër duhet të bindesh. Edhe unë kam bërë shkelje të tilla, unë e pranoj me gjobën dhe siç i them, vendose gjobën por mbylleni debatin. Por mendoj që fakti që policia mban një kamera dhe personi nuk e dinë, kjo bie ndesh me privatësinë e personit. Familjarët e kanë parë me vonesë videon, më thanë hajde mos u mërzit,”- tha Margareta.

Miku i Margaret, David, i cili ishte i përfshirë në konflikt, tregoi versionin e tij për ngjarjen.

“Unë dola të komunikoj me policing si qytetar. Sapo ishim khyer nga një mbyllje 2 mujore dhe po na vinin shumë miq. Erdhi policia dhe unë dola të filsja. Unë fola shumë i kulturuar, por polici më ofendoi dhe më tha më qëndro larg. Unë e pyeta për emrin dhe më tha quhem Tarzani, me një mbiemër që s’e mabj mend, dhe ju drejtova në këtë lloj mënyre. Unë e pyesja nga je sepse ne kemi një problem, ne ngatërrojmë pozicionin e punës me raportin njerëzor, ai duhet të ketë një komunikim qytetar. Unë po bisedoja shumë sjellshëm. Është një vend që nuk lejohet për të ndaluar. Por në Shqipëri ndalimi i makinës në këtë mënyrë bëhet rëndomtë. Nëse do e dija që policia do të ishte duke regjistruar do të reagoja pak më qetë. Policët ishin të përgatitur për të ngritur këtë lloj kurthi,”- tha Davidi.

 Të dy e pranin në studio që kishin shkelur hapur rregullat dhe ligjin, ndërkohë që shtojnë se duke mos qenë të parët që parkojnë në këtë mënyrë, nuk kishte pse të krijohej një tension i tillë.