BREAKING NEWS

Ilir Alimehmeti: Mijëra vdekje të shënuara me COVID do të hiqen në këtë shtet se janë numëruar gabim

Ilir Alimehmeti: Mijëra vdekje të shënuara me COVID do të
x

Gossip

“Do të godasë fëmijë zyrtarësh dhe trafikantë”, këngëtari i njohur shqiptar del me paralajmërimin e fortë: Lek i madh!

“Do të godasë fëmijë zyrtarësh dhe

Këngëtari Genc Prelvukajt ka paralajmëruar se do të godasë keq me këngën e tij të re.

Teksa zbulon se kënga e tij e re titullohet  “Lek i modh”, Genci shprehet se kënga i dedikohet meshkujve të paedukatë dhe atyre fëmijë të zyrtarëve shtetërore e trafikantëve që janë pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme.

Nuk e dimë nëse Genci do të përmendë ndonjë në veçanti në tekst apo do të lërë të kuptohet me kë e ka mesazhin, por që tani po krijon panik.

“Kënga godet meshkujt e paedukate e te pakulture, fëmijë apo te afërm te zyrtarëve shtetërorë, biznesmenëve, trafikanteve dhe secilit të pasuruar paligjshëm, që na irritojnë me idiotësinë e tyre çdo ditë”, shkruan ai.

Kënga do të vijë në bashkëpunim me Granit Ismajlin dhe pritet të bëjë bujë! Pak ditë më parë Genci pretendonte në një postim se, konkurrentët e inçizojnë fshehtas në studion e tij muzikore, duke i vjedhur projektet.

Për më tepër, këto projekte lançohen nga të tjerë persona, por në mënyrë të dobët, siç thotë Genci.

“Ne studio tek ne, shpesh vijne disa njerez, na afrohen fshehtar te dera, na incizojne punen, dmth i vjedhin idete, motivohen, marrin shembull, pastaj kthehen e i realizojne ne studiot e tyre ato qe i degjojne. Gjithsesi nxitojne per ti nxjerre para nesh. Mua sme vjen keq, sepse me kete pune treojne sa te medhenj e te pashterrshem jemi ne, e sa te harxhuar jane ata. E vetmja gje qe me vjen keq eshte qe i realizojne tmerresisht dobet”, shkruante këngëtari.