BREAKING NEWS

Shpresë e madhe! Studiuesit gjermanë shpikin testin që e jep menjëherë rezultatin për Covid19, mund të verifikojnë deri në 400 mijë raste në ditë (DETAJET)

Shpresë e madhe! Studiuesit gjermanë shpikin testin që e jep
x

Gossip

“Do të jetë ndërkombëtare”, Albërije Hadërgjonaj zbulon projektin e saj më të fundit për 2020 dhe s’ka fare lidhje me muzikën

“Do të jetë ndërkombëtare”, AlbërijeEventi i javës që lamë pas ishte ‘ODA’, e organizuar nga ministria e Turizmit nën kujdesin e Ketrina Jarazi dhe Agnesa Hadërgjonaj për të promovuar Shqipërinë dhe bukuritë e saj natyrore.

E ftuar në mbrëmje ishte edhe Albërije Hadërgjonaj e cila këndoi një kolazh këngësh për të pranishmit, por nuk harroi të fliste dhe për kamerat.

Albërija u pyet nga gazetari Andi Vrapi se cilat janë planet e saj për vitin 2020, Albërija tregoi se këtë vit do të hedhë në treg linjën e saj të rrobave.

“Këtë vit do të nxjerrë linjën time të veshjeve, që do të jetë ndërkombëtare, se thashë t’i hyj dhe unë biznesit. Shpresoj të më ecë mbarë”, tregoi Albërija.

Kujtojmë se Hadërgjonaj ka sjellë një sërë projektesh muzikore të cilat janë pritur gjithmonë mirë nga ndjekësit dhe numërojnë miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’.