BREAKING NEWS

Në luftë të përditshme me COVID-19, kryeministri Rama jep lajmin e mirë nga spitali Infektiv

Në luftë të përditshme me COVID-19, kryeministri Rama jep
x

Gossip

“Doli e tëra jashtë parashikimeve”, moderatorja e njohur rrëfen detaje nga ceremonia martesore: Kryetari më tha ju lutem mos shkelni barin, por ...

“Doli e tëra jashtë parashikimeve”, moderatorja e njohur

Moderatorja e njohur, Elona Duro ka qenë pasditen e sotme e ftuar tek Rudina për të rrëfyer detaje nga jeta e saj dhe historia e dashurisë. Ajo zbuloi detaje nga ceremonia martesore me partnerin e saj dhe marrëdhënien që gëzon me të edhe sot.

“Një ceremoni në fakt që u shndërrua në dasmë. Shkova dhe bisedova me përfaqësues të Bashkisë, sigurisht mora këtë lejen dhe ftesën për ta realizuar dasmën atje. Më thanë që maksimumi 20 veta, por shto e shto dhe shkuam rreth 80 veta. Ju premtova që kur të mbaronte ceremonia dhe do të largoheshim si njerëz të qytetëruar, ndërkohë që dasma zgjati deri pas mesnate. Kryetari i Bashkisë më tha: Ju lutem mos shkelni barin, por aty u kërcye dhe u këndua. Doli e tëra jashtë parashikimeve. E gjithë kjo u shndërrua në një festë të madhe për mua, një kujtim shumë i bukur. Isha shtatzënë, 4-muajshe”, rrëfeu Elona gjatë intervistës.

Lidhur me raportin me partnerin Duro tregoi se ka qenë dashuri me shikim të parë, ndaj dhe gjithçka tjetër, fejesa, martesa dhe fëmija kanë ardhur natyrshëm.