BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Gossip

Doli nga liqeni me djalin e saj dhe u zhduk pa asnjë gjurmë, del autopsia e aktores së njohur që u gjet e mbytur, ja shkaku zyrtar i vdekjes

Doli nga liqeni me djalin e saj dhe u zhduk pa asnjë gjurmë, del

Një ditë pasi trupi i saj u gjet në liqen, autopsia e aktores Naya Rivera konfirmoi se ajo ka vdekur duke u mbytur dhe nuk kishte shenja droge ose alkooli.

Zyra e Kontrollit Mjekësor të Ventura-s publikoi informacionet e autopsisë të martën duke konfirmuar se trupi i gjetur të hënën ishte i 33-vjeçares Rivera.

Mënyra e vdekjes së saj u cilësua si një aksident.

“Gjetjet e autopsisë përshtaten me mbytjen dhe gjendja e trupit është në përputhje me kohën kur ajo ishte zhytur. Në autopsi nuk u identifikuan lëndime traumatike ose sëmundje. Nuk ka asnjë indikacion nga hetimi apo ekzaminimi që droga ose alkooli luajtën një rol në vdekjen e saj, por ekzemplarët do të dorëzohen për testimin e toksikologjisë”, thuhet më tej.

Doli nga liqeni me djalin e saj dhe u zhduk pa asnjë gjurmë, del

Rivera u zhduk në 8 korrik ndërsa shëtiste me djalin e saj 4-vjeçar Josey.

Kërkimet për të nisën pasi djali u gjet në gjumë i vetëm në një varkë në mes të liqenit. Në atë moment nuk kishte asnjë gjurmë të aktores.

Ai tha që nëna e tij nuk u kthye më në varkë kur shkuan për të notuar.

Doli nga liqeni me djalin e saj dhe u zhduk pa asnjë gjurmë, del

Më të lexuarat