Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Donald Trump kritikon ashpër yllin e Hollywood, Roberto De Niron

Postuar: 13/06/2018 - 16:19

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kritikuar ashpër yllin e Hollywood-it Robert De Niro i cili dy ditë më parë gjatë fjalimit në një ngjarje kishte fyer presidentin amerikan dhe i kërkoi falje Kanadasë për shkak të mosmarrëveshjeve në bashkëpunimin tregtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në udhëtimin e tij nga Singapori në SHBA, Trump njoftoi në Twitter se ishte duke shikuar paraqitjen e De Niros dhe ishte i bindur se ai ishte i dehur.

“Robert De Niro, person me IQ shumë të ulët, ka marrë goditje të fuqishme në kokë nëpër filma nga boksierë të vërtetë”, ka thënë Trump, duke shtuar se De Niro në këtë gjendje madje nuk është edhe i vetëdijshëm se ekonomia amerikane aktualisht është në gjendje më të mirë.

Duke theksuar se shumë kompani kthehen në SHBA dhe se situata në vend bëhet gjithnjë e më e mirë, Trump ka porositur De Niron se duhet të “zgjohet”.

De Niro të hënën u kërkoi falje popullit kanadez dhe kryeministrit Justin Trudeau për “sjelljen idiote” të Presidentit të vendit të tij, duke iu referuar vendosjes së tarifave të SHBA-ve ndaj çelikut dhe aluminit nga Evropa dhe Kanadaja.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/01/2019 - 20:40

Iva Mera e ka nisur karrierën e saj si moderatore në Tv Klan. Ajo ka moderuar vite më parë në programin “Nacional Bingo” krah Albert Dumani, i cili është sot Drejtor Programacioni në Tv Klan.

Postuar: 18/01/2019 - 20:09

“Sfida e 10 viteve” që ka pushtuar ditët e fundit rrjetet sociale ku protagonistë j

Postuar: 18/01/2019 - 17:58

Ashtu si shumë personazhe të njohur publikë, edhe aktori Bes Kallaku është bërë pjesë e sfidës

Postuar: 18/01/2019 - 14:46

Dy vite më parë bëri bujë të madhe në media ndarja e modeles Xhesika Berberi nga partneri i saj E

Postuar: 18/01/2019 - 13:56

Ata janë një nga çiftet më të dashurt të showbiz-it shqiptar!

Postuar: 18/01/2019 - 12:58

Teksa të gjithë përqafuan trendin më të ri të Instagramit, duke publikuar foto të vjetra të 10 vi

Postuar: 18/01/2019 - 11:32

 Moderatorja simpatike, Kiara Tito ditën e sotme feston 23-vjetorin e lindjes.