BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Gossip

Drejt arritjes tek e vërteta e madhe/ Tradhtia e Princeshë Dianës, Princ William flet për intervistën që tronditi familjen Mbretërore

Drejt arritjes tek e vërteta e madhe/ Tradhtia e Princeshë

Princi William ka përshëndetur nisjen e hetimeve rreth intervistës së ‘Panorama’ të Martir Bashir me nënën e tij, Princeshë Dianën. Ai u shpreh se kjo do të ndihmojë në zbulimin e së vërtetës për intervistën që tronditi familjen Mbretërore.

William, i cili ishte adoleshent kur u zhvillua intervista, tha: 'Hetimi i pavarur është një hap në drejtimin e duhur”.

Vëllai i Dianës ka pohuar se Martin Bashir i BBC-së i ka bërë shantazh dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara për të ndikuar të Princesha.

Intervista e realizuar nga BBC, në të cilën Diana pranoi gjithashtu tradhtinë me kapitenin e ushtrisë James Hewitt, u pa nga 23 milion persona dhe ‘shkundi’ familjen mbretërore.

Kjo bëri që Mbretëresha t’i kërkonte Princit Charles dhe Dianës të divorcoheshin sa më parë në 1996, një vit para se Princesha të vdiste në aksident rrugor në Paris në gusht të 1997.

Nga ana tjetër BBC ka premtuar të "arrijë te e vërteta" në lidhje me ngjarjet rreth intervistës me Princeshën.

Më të lexuarat