BREAKING NEWS

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP për analizat e COVID-19, privati nuk mund të kryejë teste

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP
x

Gossip

Drejtuesi i Bandës në RTSH e thotë hapur: Elvana Gjata do të kishte fituar Festivalin nëse nuk do të ishin dy mercenarë në…

Drejtuesi i Bandës në RTSH e thotë hapur: Elvana Gjata do të

Drejtuesi i bandës së RTSH, i njohur dhe si kompozitur, Mario Deda, tregoi ditën e sotme në emisionin “Vizioni i Pasdites”, opinionin e tij lidhur me fitoren e Arilena Arës në Festivalin e 58 të Këngës.

Pas polemikave të shumta që erdhën ndesh me finalizimin e festivalit, Deda shprehu se publikun e fitoi Elvana Gjata me këngën “Me Tana”.

Sipas tij, publiku duhet dëgjuar pasi ai është njësia e vetme matëse e realizimit të një kënge. Gjithashtu shtoi se me një juri tjetër, fituesja do të ishte Elvana.

“ Elvana si personazh e fitoi festivalin… po të mos ishin dy mercenarë shqiptarë në jurinë e vlerësimeve Elvana do të kishte fituar?! Kjo dihet… kam rezervat e mia pse nuk ka një feedback pas rezultateve të këngës fituese…”
Megjithatë Deda shpreh se kompeticioni e kreu qëllimin e tij, “kurorëzimin” e kompozicionit më të mirë.

“Si profesionist duhet të them që më pëlqeu si rezultat, unë them që kënga e Arilenës ishte një produksion shumë i mirë dhe krijimtari shumë e mirë. Në thelb, festivali është konkurs kompozicioni dhe jo këndimit ose interpretimit. Duke qenë i tillë, aty duhet të fitojë kënga më e mirë dhe jo këngëtari më i mirë.”,- thotë Mario.