Detaje të reja/ Kush është “personi me rrezikshmëri të lartë” që dyshohet për sulmin ndaj Top Channel

Të shtëna me armë zjarri në Kavajë, raportohen të plagosur dhe viktima

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, zbardhen dyshimet e para

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot

"Rama po leh si qentë e rrugës", nënkryetari i PL-së shpërthen ndaj kryeministrit: Hidhu dhe perdridhu sa te duash Edvin...

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Dua Lipa në qiellin e shtatë, artistja shqiptare thyen rekordin e madh dhe lë pas yjet botërore

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Shtator 2022

Prej vitesh ajo e ka afirmuar veten si një divë e pop-it në muzikën botërore dhe vijon të korr sukses pas suksesi.
3 herë fituesja e çmimit “Grammy” ka hyrë në historinë e platformës Spotify” pasi albumi i saj “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams”. Kështu ajo bëhet artistja e parë femër albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.
Lajmin e ka dhënë vet artistja duke ndarë një postim në Instagram ku shkruhet: “”Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams” në Spotify.
Ajo është artistja e parë femër në histori, albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.”
Kjo vjen pasi, Dua u fotografua me të dashurin e përfolur Aron Piper në Meksikë. Pak ditë më parë ata janë kapur në club bashkë duke festuar e kërcyer dhe më pas kanë dalë po bashkë duke hipur në të njëjtin automjet.
Nuk është hera e parë që të dy kapen së bashku, ndaj spekulohet se prej disa javësh ata janë në lidhje, të paktën që nga qershori, kur u panë për herë të parë bashkë duke kërcyer në një klub të qytetit të Madridit. Me atë rast, Piper u kap duke folur në veshin e Dua Lipës dhe të dy treguan kimi të shkëlqyer. Aron Piper është një model dhe këngëtar spanjoll i cili që nga viti 2018 merr pjesë në serialin e Netflix “Élite”.
View this post on Instagram
Dua festoi ditëlindjen e saj të 27-të në 22 gusht dhe udhëtoi drejt Ibizës. Mirëpo, gjejeni me kë ka qenë… ‘Panorama Plus’ ka vënë re se artistja shqiptare ka qenë në shoqërinë e menaxherit të aktorit dhe gjithë miqve të tij. Ata kanë postuar pamjet nga festa që i kanë organizuar Duas të cilës i kanë kënduar edhe në spanjisht këngën e ditëlindjes. Ndonëse Aron nuk është shfaqur askund, duket e pamundur që ai mos të ketë qenë në festë ku ishin gjithë miqtë e tij. Ka marrë vëmendje faktin se Dua nuk është shoqëruar nga familjarët apo mikeshat e saj të vjetra.