BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Gossip

“Dua ta mbys, ta djeg”, vijon telenovela e divorcit të aktorit të njohur, dalin mesazhet me fjalë të rënda ndaj ish-bashkëshortes

Në një gjykatë në Londër vijoi episodi i radhës i telenovelës së divorcit Johnny Depp-Amber Heard. Gjatë gjyqit të nisur prej aktori ndaj gazetës “The Sun”, në praninë e Depp, u lexuan disa mesazhe që ai ia kishte nisur mikut të tij, Paul Bettany, ku shprehte dëshirën për “ta djegur” dhe “mbytur” ish-bashkëshorten.

“Dua ta mbys, ta djeg”, vijon telenovela e divorcit të aktorit

Në disa mesazhe që i përkasin vitit 2013, aktori i “Piratët e Karaibeve” përdori fjalë të forta kundrejt Heard: “Ta djegim Amber. Ta mbysim para se ta djegim. Pastaj të sigurohemi mirë që kufova e karbonizuar të jetë e vdekur”.

Në gjykatë u lexuan edhe mesazhe të tjera të shkruara nga divi hollivudian, në maj 2014. “Do ta lë seriozisht pijen. Kam pirë tërë natën përpara se të merrja Amberin për të fluturuar në Los Anxhelos. Shoku, s’kishte gjë më të keqe”.

“Nuk kam ngrënë për ditë me radhë... pluhur... gjysmë shishe uiski, mijëra Red Bull e vodka, pilula, dy shishe me shampanjë në avion, e çfarë fiton? Një “inhun”, (amerikan autokton), i tërbuar, agresiv në një “blackout” të dhjerë, që gërthet ndyrësi nga goja dhe ofendon këdo që i afrohet. Do t’i jap fund”, -i shkruante Depp mikut të tij, duke iu referuar gjithnjë Heard.