
Postuar: 15/11/2019 - 13:55
Aktori, Rezart Veleshnja ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku shihet me sy të nxirë dhe kjo gjë ka alarmuar fansat, të cilët kanë menduar se e ka rrahur dikush.
Disa orë më vonë, aktori ka publikuar të tjerë story ku shihet që syri nuk është i nxirë dhe më pas ka sqaruar ndjekësit për atë që i ka ndodhur.
Rezarti me shaka thotë se atë dhe Florin i ka rrahur Luana, por rrëfen se kjo ka qenë një shaka dhe syrin e ka nxirë me produkte make up-i për puntatën e radhës të emisionit të Luanës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/