
Postuar: 12/11/2019 - 11:52
Moderatorja Dajana Shabani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut, sidomos pasi bëri publike lidhjen me boksierin Kamer Maloku.
Duke qenë se prej kohësh moderatorja nuk kishte postuar foto me Kamerin, fansat e kanë pyetur së fundmi nëse janë ndarë.
Dajana më në fund ka reaguar lidhur me thashethemet duke u shprehur se është penduar që e ka bërë publike lidhjen e tyre.
"Ah mi Dajan ç'deshe që e postove, dynjaja mban nga 3 dashnor e nuk ndihen, ti dhe 1 të ndajnë e të lidhin si duan njerëzit", shkruan moderatorja.


/Agjensia e Lajmeve Sot News/