BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Gossip

E bija në vijën e parë të luftës me Covid-19, emocionon Irini Qirjako me rrëfimin prekës dhe tregon se i bën gocës koncert: Vajza më lutet me dorë në zemër ...

E bija në vijën e parë të luftës me Covid-19, emocionon

Këngëtarja Irini Qirjako është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar.Në këto ditë vetizolimi, ajo ka rrëfyer për “Vizioni i Pasdites” si po i përballon ditët e mbyllur në shtëpinë e saj, duke ndarë edhe merakun e saj më të madh, vajzën, e cila është mjeke në Gjermani në vijën e parë për të infektuarit me Koronavirus.

“Goca ime është doktoreshë në gjermani. ‘Mami’ më thotë ‘me gjithë babin, bëni kujdes’. ‘Mos dilni se është virus i egër, nuk ka besë. Ju lutem me dore në zemër se mezi ju kam.’ Ne bëhemi merak për atë se ajo përballet me pacientët.Heronjtë e gjithë vendeve janë mjekët.I bëj gocës koncert… nga një orë koncert i bëj gocës. Se zërin e kam timin, e kam me vete, nuk ma merr njeri…”

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi, si po i kalon ditët, Irini është shprehur optimiste dhe zbuloi mënyrën si e kalon përditshmërinë.

“Në fillim ishte pak si e vështirë të jemi të sinqertë, ngaqë ne artistët jemi gjithmon të dalë. Nuk na zë shtëpia. Por që do ti, u mësuam me ketë ritmin ditor? Shohim në Youtube për të realizuar ato recetat e mira, të shijshme. Sot psh. bëra ca amareta. Kur kam qenë e re i bëja, por i kisha harruar. I pashë në Youtube. Me pak ynydrnë… por do ti që im shoq i pelqeu shumë…”

Këngëtarja e ka treguar dhe shqetësimin në lidhje me vazhdimësinë e punës së saj artistike, si pasojë e pezullimit të punës tashmë që masat e sigurisë ndaj covid-19 janë përshkallëzuar.

“Nuk e dijmë si do vejë puna e dasmave. Kanë prenotuar, kanë dhënë dhe kaparin… nuk e dimë si do vejë. Kryesorja është të shpëtojmë nga ky virus çdo gjë rregullohet dhe ekonomia do rregullohet. E rëndësishme është mos të vdesin njerëz.”

Më të lexuarat