Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E çuditshme, por e vërtetë/ Dy aktorët e njohur zbulojnë se nuk do t’ua lënë pasurinë fëmijëve të tyre dhe arsyeja qenka befasuese

Postuar: 12/11/2019 - 13:55

Aktorët Ashton Kutcher dhe Mila Kunis u lidhën në vitin 2012 dhe kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2015.

Ata janë shumë privatë për marrëdhënien e tyre dhe dy fëmijët e vegjël, Wyatt dhe Dimitri. Çifti nuk i merr me vete fëmijët në evente publike dhe as që poston fotografitë e tyre në mediat sociale për t’i lënë ata të ruajnë privatësinë e tyre.

Por nëse ka një gjë që është mësuar për familjen e Ashton dhe Mila-s, është fakti që ata do t’ i lënë fëmijët e tyre pa pasuri. Aktorët kanë vendosur ta çojnë për bamirësi pasurinë e tyre duke ua hequr nga e drejta fëmijëve që u takon!

Ky vendim mund të duket shumë i çuditshëm, por Ashton e ka arsyetuar atë përmes një sqarimi për publikun:

“Fëmijët e mi po jetojnë një jetë vërtet të privilegjuar dhe as nuk e dinë këtë. Ne do të përfundojmë duke i dhënë paratë tona për bamirësi”.

“Unë dua që ata të jenë vërtet të shkathët. Shpresojmë që të jenë të motivuar për të patur atë që kishin, ose ndonjë version të asaj që kishin”.

“Deri më tani, tradita jonë është të mos ju dhurojmë asgjë. Vitin e kaluar kur festuam Krishtlindjen, Wyatt ishte 2 vjeç dhe ne nuk i dhamë asgjë – ishin gjyshërit që i bënë dhuratë. Ju përgjëruam prindërve që t’u bënin vetëm një dhuratë secilit, pasi në të kundërt ato do të faleshin. Kjo është tradita jonë e re!”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 06/12/2019 - 22:49

E ftuar pasditen e sotme në "Aperitiv Fest" Alketa Vejsiu, një nga drejtueset  e Festivalit të Këngës në RTSH foli për gjithë momentet e zhurmës televizive, kritikave dhe pakënaqësive.

Postuar: 06/12/2019 - 22:41

Në fillim të kësaj jave, Bebe Rexha vizitoi Shqipërinë për të përmbushur misionin që premtoi publ

Postuar: 06/12/2019 - 21:42

Artistja e njohur ndërkombëtare, Bebe Rexha vizitoi këtë të hënë Shqipërinë në kuadër të dhurimit

Postuar: 06/12/2019 - 21:03

Kuzhinieri i famshëm shqiptar Renato Mekolli nuk do të jetë më pjesë e “Hells’s Kitch

Postuar: 06/12/2019 - 19:46

Prej 2 sezonesh tashmë, këngëtarja e njohur nga Kosova, Filloreta Raçi ose e njohur ndryshe me em

Postuar: 06/12/2019 - 19:30

Këngëtarja e njohur me famë botërore me origjinë dibrane Bebe Rexha vizitoi Shqipërinë këtë javë

Postuar: 06/12/2019 - 19:27

Aktori paguan jo pak, por plot 25 mijë dollarë në muaj për të ushqyer dhe plotësuar çdo nevojë të