BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Gossip

E divorcuar prej vitesh dhe nënë e një vajze, Hygerta Sako flet për herë të parë për lidhjen e saj të re (VIDEO)

E divorcuar prej vitesh dhe nënë e një vajze, Hygerta Sako flet

Pak javë më parë moderatorja e njohur Hygerta Sako ndryshoi statusin e saj në Facebook.

Nga beqare ajo e bëri në një marrëdhënie, por si gjithmonë e rezervuar për jetën private ajo nuk zbuloi më tepër detaje.

Të njëjtën gjë ka bërë së fundmi edhe në emisionin “Glamour Zone”.

Përgjatë një interviste me moderatoren, Ester Bylyku, Hygerta është pyetur për lidhjen e saj dhe sërish e ka lënë më pikëpyetje.

Në rubrikën e pyetjes me spec ajo është pyetur nëse është në një lidhje dhe Hygerta duke qeshur i ka kërkuar moderatores të ndryshojë temë.

Ky reagim, u mor nga ana e moderatores Ester Bylyku, si një konfirmim për lidhjen e saj të fshehtë, e ndërsa Hygerta për asnjë moment nuk kundërshtoi.