BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Gossip

“E huaja” e Oborrit mbretëror, teoritë konspirative në sytë e Meghan Markle që çuan në ngritjen e mureve

“E huaja” e Oborrit mbretëror, teoritë konspirative

Meghan Markle ishte e bindur se ndaj saj bluheshin teori konspirative dhe oborrtarët po grupoheshin kundër saj, menjëherë sapo u bë pjesë e Oborrit mbretëror britanik. Kështu është shprehur një ekspert monark për “Daily Mail”.

Harry dhe Meghan hoqën dorë nga angazhimet e tyre mbretërore dhe tashmë janë shpërngulur në Hollywood në vilën 18 milionë dollarëshe të aktorit dhe regjisorit Tyler Perry, me të birin Archie.

Por, një ndër mikeshat e saj, deklaroi për “The Times”, se dukesha u ndje si e huaj që nga fillimet e qëndrimit në Oborr. “Ishte e bindur që kishte një konspiracion kundër saj, duke u izoluar praktikisht në Frogmore. Kjo nuk ishte jeta që ajo kishte menduar dhe kështu kërkoi që të shkëputej më mirë nga ai ambient”.

Një tjetër i brendshëm shpjegoi se si dukesha kishte luftuar pasi lindi Archie, duke u ndjerë e vetmuar në Windsor dhe e paplotësuar nga detyra mbretërore.

“Daily Mail” shkruan se sipas disa burimeve, pasi mbretëresha refuzoi planet e tyre për të pasur më shumë liri, çifti vendosi të shkëputej dhe të shkonte fillimisht në Kanada.