BREAKING NEWS

“Kemi gati listën e kandidatëve për deputet”, Taulant Balla zbardh vendimet e rëndësishme që u diskutuan sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS

“Kemi gati listën e kandidatëve për deputet”, Taulant
x

Gossip

“E kam kaluar Covid-19”/ E kritikojnë për mosrespektimin e distancës, moderatorja Dojna Mema i habit të gjithë me përgjigjen e saj (REPLIKAT)

“E kam kaluar Covid-19”/ E kritikojnë për mosrespektimin e

Ndryshe nga çdo herë tjetër, këtë vit koncerti me rastin e ‘Natës së bardhë’ për 29 nëntorin u mbajt virtual dhe pa praninë e spektatorëve. Këtë festival të pazakontë e prezantoi moderatorja Dojna Mema, e cila ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa pjesë të shkëputura prej tij dhe ka treguar se sa e “çuditshme” ka qenë si eksperiencë.

“Disa nga momentet e prezantimit më të pazakonshëm (pa publik) të Natës së Bardhë”, ka shkruar Dojna.

Mirëpo ndjekësve të saj ju ka tërhequr vëmendjen fakti që ajo shfaqet shumë pranë artistëve në skenë. Dikush e ka kritikuar moderatoren për mosrespektimin e distancës, duke theksuar faktin se mbi të gjitha mund të rrezikojë shëndetin e gjyshes së saj, që tashmë është shumë e famshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Dojna ka treguar se ajo e ka kaluar koronavirusin dhe nuk përbën asnjë rrezik, sepse vazhdon të jetë imune duke pasur antitrupa.

“E kam kaluar Covid-19 dhe sipas analizave të fundit vazhdoj të jem imune duke mos përbërë rrezik për të tjerët, aq më tepër për gjyshen”, është përgjigjur Mema.

“E kam kaluar Covid-19”/ E kritikojnë për mosrespektimin e

Kujtojmë se Dojna prej muajsh është shkëputur nga ekrani, që nga momenti që hoqi dorë nga emisioni i saj “Pop Culture”. Moderatorja tashmë i është përkushtuar kanalit të saj në “Youtube”, ku deri më tani ka publikuar dy video me gjyshen e saj.

Më të lexuarat