Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“E kisha imagjinuar ndryshe”, Kastriot Tusha zhgënjehet nga Ardit Gjebrea gjatë ceremonisë hapëse në stadiumin e ri Kombëtar dhe i jep ‘shuplakën’ e fortë: E prita një ftesë!

Postuar: 19/11/2019 - 10:36

Ardit Gjebrea organizoi ceremoninë e hapjes së stadiumit të ri Kombëtar para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Francë.

Në mesin e artistëve që performuan ishte Juliana Pasha, e cila këndoi me mjaft emocion himnin kombëtar.

Por një artist shqiptar tepër i njohur, ka shprehur dëshirën e madhe që të ishte në vend të Julianës dhe ai është Kastriot Tusha.

Ky i fundit, është shprehur sot në “Procesin Sportiv” se e priste një ftesë nga Ardit Gjebrea dhe se performancën e himnit e priste ndryshe:

“E prita një ftesë nga Ardit Gjebrea, për të kënduar himnin kombëtar në stadium sepse mora vesh që ai ishte organizatori. Po mesa duket ai nuk e pa të arsyeshme.

Gjithsesi edhe Juliana Pasha bëri një performancë të shkëlqyer. Por duhet thënë se himni është diçka emocionuese. Duhet të të motivojë. Kur këndoja himnin më parë, ktheja kokën nga futbollistët. Ndoshta s’dinin të gjitha fjalët, por ama nxirrnin disa zanore.

Unë e kisha imagjinuar ndryshe. Me 10 tenorë”, u shpreh tenori shqiptar i cili këndoi live himnin shqiptar më hapjen e emisionit të “Procesit Sportiv”.

Manushi e “qetësoi” disi Kastriotin duke i thënë se do të ketë shumë mundësi të tjera për të kënduar himnin, megjithatë Ilda Bejleri nuk ishte e këtij mendimi:

“Kastrioti e ka kënduar gjithnjë himnin dhe mos ta këndojë në përurimin e stadiumit të ri, ka mëse të drejtë”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 22:53

Këngëtari i njohur, Sergio ishte i ftuar në një emision gjatë intervistës rrëfeu prapaskenat e klipit të tij të fundit “Alone”.Në klip shfaqen vajza bukuroshe që sigurisht bien shumë në sy dhe Sergio trego

Postuar: 05/12/2019 - 20:23

Ori Nebijaj dhe Isli Islami kanë vite që shfaqen çdo mëngjes në shoqërinë e njëri-tjetrit për të

Postuar: 05/12/2019 - 18:43

Sipas mediave zvicerane, sulmuesi i Liverpullit dhe i Zvicrës, Xherdan Shaqiri i ka mbjellë flo

Postuar: 05/12/2019 - 17:50

Pas arrestimit të Hermes Nikajt, i njohur si 'Zogu i Tiranës', emisioni i tij, në bashkëp

Postuar: 05/12/2019 - 16:40

Ditën e sotme u njoftua papritur se në emisionin “Hell’s Kitchen” do të ketë nd

Postuar: 05/12/2019 - 14:46

Këngëtari i njohur, Justin Timberlake i ka kërkuar falje bashkëshortes së tij, aktores Jessica Bi

Postuar: 05/12/2019 - 14:13

Ajo është një prej vajzat më të hijshme në ekranin shqiptar, por duket se bukurinë e ka të lindur