BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Gossip

“E kuptova që s’mund të merrja më përgjigje kurrë për këto pikëpyetje”/ Dedikimi i veçantë i Blendi Fevziut për dy vajzat e tij ( Moderatori tregon qëllimin e veçantë të këtij libri)

“E kuptova që s’mund të merrja më përgjigje

Blendi Fevziu ka treguar se botimi i tij i fundit, libri “Tirana e Nonës”, është dedikim për dy vajzat e tij. Moderatori i “Opinion” ka treguar se ky libër do të shërbejë për të mbajtur gjallë historinë e familjes.

I ftuar dje në emisionin e pasdites në “Tv Klan” me Rudinën, Fevziu tha se kur po shkruante librin ka kuptuar se  nuk mund të merrte asnjë përgjigje për pikëpyetjet që kishte lidhur me historitë e familjes, pasi asnjë prej të afërmve që kishte dijeni, nuk jeton më.

“Ua kam dedikuar dy vajzave për një arsye shumë të thjeshtë. Në momentin që po shkruaja librin dhe që doja të dija shumë më tepër histori të vjetra të familjes, befas ime më s’jetonte më, daja i mamit s’jetonte më i cili dinte shumë histori, stërgjyshja nuk jetonte më, gjyshja nuk jetonte më, edhe pse ishte shumë indiferente ndaj historive të familjes, dhe nuk gjeja më njerëz të cilët t’i pyesja. Atëherë, duke kërkuar që të gjeja njerëz që t’i pyesja, gjeta shënimet e dajës së mamit që ka ndërruar jetë në 2010, dhe brenda tyre gjeta shumë gjëra. Por dhe brenda shënimeve kisha me dhjetëra pikëpyetje të cilat doja t’ia drejtoja. Dhe e kuptova që nuk mund të merrja më përgjigje kurrë për këto pikëpyetje të jetës familjare. Dhe mendova që nëse në një moment të caktuar, vajzat e mia do jenë kurioze për jetën e familjes, do jenë kurioze nga vijnë, kush janë stërgjyshërit, katragjyshërit, cila është jeta familjare e tyre, dhe kur unë mbase mund të mos jem, dhe do kenë pikëpyetjet e tyre, gjithsesi ky libër u jep një përgjigje disa pikëpyetjeve. Edhe pse kjo është ndjesia ime personale. Jo gjithmonë fëmijët kanë të njëjtën ndjesi që ka prindi. Jo të gjithë lidhen njësoj me rrënjët familjare.”