BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Meta rrezikon të përfundojë si Gruevski duke kërkuar azil, është i zhytur kokë e këmbë në korrupsion, ja si po tenton të kapë Kushtetuesen

Spartak Ngjela: Meta rrezikon të përfundojë si Gruevski duke
x

Gossip

E lidhur me këngëtarin e njohur? Moderatorja shqiptare flet hapur për jetën e saj private: Ka 2 vite e gjysmë që zemra më rreh fort!

E lidhur me këngëtarin e njohur? Moderatorja shqiptare flet hapur

Moderatorja Dojna Mema ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike kohët e fundit pasi u përfol se është në një lidhje dashurie me këngëtarin Vlashent Sata.

Sëfundmi e ftuar në emisionin ‘Why Not’, Dojna foli edhe për jetën e saj personale dhe lajmin Qarkulloi shumë nëpër portale lajmi se ajo është në një lidhje dashurie me këngëtarin, Vlashent Sata.

Këto dyshime kanë filluar që në momentin kur këngëtari publikoi këngën “Copëzat”  ku në videoklip është pjesë Dojna. Më pas dyshimet filluan të shtoheshin më tej ku si për koincidencë, moderatorja dhe këngëtari publikonin foto nga i njëjti vend.

Për të gjitha këto Dojna e ka një përgjigje duke thënë se kanë qenë një rastësi.

“Bëjnë njerëzit foto të njëjta. E njoh shumë mirë Vlashentin, kemi bërë edhe një produksion së bashku. Është një këngë e Vlashentit ku kanë nisur të gjitha aludimet ku unë jam pjesë e videoklipit. Të gjithë thanë që duket sikur është një këngë për ty”, thotë ajo.

Gjithsesi,  ajo nuk hodhi poshtë faktin se zemra i rreh fort për një person. Prej dy vjetësh e gjysëm është në një raport dashurie dhe nëse është Vlashenti apo jo nuk e dimë Dojna përsëri na bëri konfuzë.

“Unë jam në një raport dashurie, një raport i cili ka shumë vite që zgjat nuk është rishtaz. Ka 2 vite e gjysmë që zemra më rreh fort”, shtoi Dojna.