BREAKING NEWS

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik raportimesh për UFO-t në Itali, ja rasti i paprecedentë që ka kapur radari në aeroportin Malpensa në Milano dhe lidhja me pandeminë e COVID-19

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik
x

Gossip

E lidhur me këngëtarin e njohur shqiptar? Shoqja e ngushtë i nxjerr sekretin moderatores Kiara Tito (VIDEO)

E lidhur me këngëtarin e njohur shqiptar? Shoqja e ngushtë i

Moderatorja Kiara Tito mundohet që jetën e saj private ta mbajë sa më lar vëmendjes së mediave.

Për një kohë të gjatë në media u përfol për një lidhje të saj me këngëtarin  Butrint Imerin dhe së fundmi thashethemet se është në një romancë dashurie me Young Zerkën.

Sa i përket Butrintit, dyshja nuk janë më bashkë, ndërsa me Zerkën, Kiara tha se e konsideron si mundësi gjatë një loje në "Shiko kush luan".

Megjithatë përpos thashethemeve e lajmeve në mediave, Kiara në të vërtet është në një lidhje e këtë e zbuloi shoqja e saj e ngushtë, Liesa.

E lidhur me këngëtarin e njohur shqiptar? Shoqja e ngushtë i

Dy vajzat ishin të ftuara në rubrikën "After Party", ku Liesa i drejtoi disa pyetje Kiarës.

Gjatë intervistës, Kiara deklaroi se është beqare, por Liesa i ktheu: "Gënjeshtare", duke na bërë kuriozë për të ditur më shumë.

E pyetur se cili është më i bukur liqeni i Butrintit apo i Ohrit?, Sara theksoi se ka kaluar më mirë tek ai i Ohrit, duke lënë të kuptohet se Butrinti i përket së kaluarës.