BREAKING NEWS

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi të vërtetat e pandemisë dhe skandalin e numrit të vdekjeve: E kuptuam situatën menjëherë, jam i gatshëm të vë bast se vendet që janë mbyllur ...

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi
x

Gossip

E martuar me djalin e ish-deputetit të LSI, këngëtarja e njohur shqiptare tregon për çfarë ‘i qan zemra’ në këto ditë të fundit të shtatzënisë (VIDEO)

E martuar me djalin e ish-deputetit të LSI, këngëtarja e njohur

Këngëtarja Olta Boka është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe nga momenti në moment mund të vijë në jetë vogëlushja e saj.

Ndaj për të qenë sa më e disponueshme kur të afrohet momenti i lindjes dhe t’ia lehtësojë punën vetes, Olta e ka të pamundur të shkojë këto ditë në plazh.

Pikërisht për pak plazh po i qan zemra! Madje, aq shumë i mungojnë rrezet e diellit buzë detit dhe një kokteil për ta freskuar, sa ka krijuar vetë në shtëpi një atmosferë plazhi.

Olta ka vendosur në ekranin e televizorit një pamje bregdeti, teksa në sfond mund të dëgjosh zhurmë dallgësh.

Gjithashtu, ajo ka marrë edhe aksesorët e plazhit pranë vetes dhe i ka ngelur vetëm të ëndërrojë për pushimet!

“Ndërkohë në një verë paralele unë jam duke shikuar plazhin, diellin, kripën dhe ndonjë coctail.”-shkruan këngëtarja krahas postimit.

Olta është prej vitesh në një marrëdhënie dashurie me djalin e is-deputetit Shezai Rrokaj.

Megjithëse e kanë zbuluar gjininë e foshnjës, ende nuk e dimë ç’emër ka menduar çifti për të vogëlushen e tyre.