Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)
x

Gossip

“E mbaj me akull dhe i bëj serume”, surprizon Armina Mevlani me atë që tregon për ndjekësit dhe na habiti

“E mbaj me akull dhe i bëj serume”, surprizon Armina Mevlani me

Blogeraja e njohur, Armina Mevlani, ndiqet jo me pak interes për stilin, modën, paraqitjen fizike dhe mbi të gjithë për këshillat e vlefshme që jep.

Duke qenë se së fundmi blogerja ka humbur disa kilogramë, ndjekësit janë jo pak të interesuar lidhur me këtë temë.

Ndonëse Armina ka treguar se si e ka arritur peshën ideale, një përdorues në rrjet e ka pyetur: “Si ka mundësi që gjoksi nuk ka pësuar ndonjë rënie pavarësisht se ke humbur kilogramë?” Blogerja ka surprizuar jo pak me përgjigjen, pasi ka treguar: “…përdor serum, e mbaj me akull dhe bëj ushtrime”.

Duke qenë se metoda e mbajtjes me akull ndoshta nuk është ndër më të zakonshmet, një tjetër ndjekëse i ka sugjeruar Arminës të tregojë më shumë detaje lidhur me këtë zgjedhje.

“Do të bëj një postim të shpjegoj këto ditë! Më ndiqni sepse ndihmon shumë”, ka shkruar Armina.