Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"E mora me vete në një koncert", këngëtarja e njohur shqiptare i habit të gjithë me rrëfimin për të birin 3 muajsh

Postuar: 21/03/2019 - 19:59

Këngëtarja e njohur Maja ka qenë e ftuara e radhës në programin e pasdites ‘Rudina’. Me shumë emocion ajo rrëfeu disa nga detajet e jetesës me të birin, Jonas që ka ardhur në jetë pothuajse 4 muaj më parë. Shumë e lumtur për gjithçka po përjeton Maja tregoi se i ka ruajtur kërthizën dhe rrobat që i ka veshur për herë të parë.

Më tej, kur u pyet për kujdesin ndaj tij dhe nevojën për të pasur një dado në të ardhmen, ajo u shpreh: “Jam shumë meraklie, e kam mbajtur vetë që ditën e parë. Në një të ardhme ndoshta mund të marr dado po tani që është i vogël do e mbaj vetë të paktën deri sa të bëhet 1 vjeç”.

Më tej këngëtarja ka treguar edhe për udhëtimin e parë që ka pasur me Jonas, i cili megjithëse i vogël në moshë e ka shoqëruar të ëmën jashtë Shqipërisë. “E mora me vete në një koncert në Greqi. Ishte koncerti i parë bashkë, edhe udhëtimi i parë”,-shprehet ajo.

Në fund të programit Maja mori edhe një surprizë nga motrat e saj, të cilat i shprehën me pak fjalë dashurinë dhe kënaqësinë që kanë pasur shansin të provojnë tani që janë bërë me një tjetër nip. Gjatë programit, u transmetua edhe një xhirim ku këngëtarja shfaqej duke shëtitur djalin, por imazhi i tij vazhdon të mbetet i fshehur për publikun kurioz. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 20:27

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu siç edhe ju mund ta keni vënë re, herë pas here krijon interaktivitet me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram duke iu përgjigjur komenteve pozitive apo negative të tyre.

Postuar: 24/04/2019 - 19:12

Lori Hoxha e cila së fundmi ka qenë në qendër të mediave rozë për ndarjen me Vis Bajraktarin, num

Postuar: 24/04/2019 - 12:42

Isaac duket se shumë shpejtë do të vizitojë sërish vendet shqiptare.

Postuar: 24/04/2019 - 12:04

Ish-Miss Shqipëria dhe moderatorja e njohur e "TVSH", Hygerta Sako është cilësuar gjith

Postuar: 24/04/2019 - 10:52

Pak javë më parë u dha lajmi se moderatorja e njohur amerikane, Wendy Williams ka paraqitur një k

Postuar: 24/04/2019 - 09:50

Dy binjake shqiptare kanë ngritur në këmbë gjithë sallën në "The Voice of Italy" me kë

Postuar: 24/04/2019 - 09:42

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe gjithmonë është komentu