BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Gossip

E papritur! Ellen DeGeneres heq dorë nga emisioni pas akuzave, do ta zëvendësojë rivali i saj

E papritur! Ellen DeGeneres heq dorë nga emisioni pas akuzave, do ta

Ellen DeGeneres është një ndër figurat më të njohura dhe të dashura të ekranit, e cila ka fituar zemrat e publikut dhe popullariteti i saj është i madh.

Në momentin që mendonim se nuk ka asgjë që nuk shkon me të, të shumtë ishin personat që e akuzuan dhe thanë për të që ajo në të vërtetë nuk është aq e dashur dhe e sjellshme siç paraqitet në ekran.

Kështu ka ndodhur sërish së fundmi pasi, punonjësit e tanishëm dhe të dikurshëm të emisionit të saj thonë se janë përballur me racizëm, frikë dhe kërcënim. Ata thonë se janë pushuar nga puna pasi kanë marrë leje për probleme shëndetësore ose për raste vakie për familjarët.

Sakaq, disa ditë më parë, disa punonjës janë përballur me arrogancë dhe kanë qenë dëshmitarë të favorizimit nga producentët e emisionit, duke shtuar se problemi qëndron tek tre producentët që kanë në dorë çdo gjë, të cilët tregohen arrogantë, madje të pushojnë nga puna nëse ke ndonjë problem, pasi sipas tyre ka shumë njerëz që duan të punojnë aty.

Pas gjithë zhurmës ka ardhur edhe reagimi i Ellen DeGeneres, e cila i ka dërguar stafit të emisionit të saj një letër të publikuar nga E!News, ku shkruan se është e zhgënyer nga akuzat e bëra kundër anëtarëve të stafit të saj.


DeGeneres pranonte se suksesi i saj dhe i spektaklit që drejton prej vitesh nuk do të ishte i mundur pa të gjitha kontributet e punonjësve të saj. Ajo thotë se emri i saj është në një show kaq të madh dhe për gjithçka që ndodh, përgjegjësinë e merr ajo.

Për këtë arsye, ajo deklaroi se ajo dhe Warner Bros po punojnë së bashku për të përcaktuar hapat e ardhshëm për të korrigjuar çështjet që gjetën përmes një hetimi të brendshëm. (Lexo këtu)

Më herët u raportua se producentët ekzekutiv të emisionit, Ed Glavin, Mary Connelly dhe Andy Lassner, janë akuzuar për sjellje të keqe në vendin e punës, dhe jo vetë DeGeneres. Ata thanë në deklaratën e tyre në atë kohë, “Për ecurinë, përgjegjësia dita ditës e shfaqjes Ellen është plotësisht mbi ne”.

Së fundmi, mediat e huaja raportojnë se pas akuzave të shumta Ellen ka vendosur të heqë dorë nga emisioni i saj.

Kjo pasi edhe pas letrës së saj, punonjësit kanë vazhduar t’i dalin kundër.

Ndërkohë, burime pranë “The Sun” janë shprehur se ekziston mundësia që Ellen të zëvëndësohet nga moderatori dhe aktori i njohur, James Corden, por nuk ka ende asgjë zyrtare.

Më të lexuarat