Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)
x

Gossip

E papritur/ Një vit më parë e bënë publike lidhjen e tyre, ndahet çifti i njohur i showbiz-it, reagon këngëtarja dhe zbulon gjithçka: Dy gjysma zemre s’mund të bëjnë një të tërë!

E papritur/ Një vit më parë e bënë publike lidhjen e

Në tetor të vitit që lamë pas, këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus nisi lidhjen e saj të re, me atë që dikur ishte shoku i saj i ngushtë, Cody Simpson. Mirëpo, pa u bërë ende viti dyshja janë ndarë!

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas një burimi të afërt me çiftin dhe më pas e ka konfirmuar vetë Miley. Megjithatë ajo ka lënë të kuptohet se do vazhdojë të shoqërohet me Codyn, pasi ai ka qenë shoku i saj i ngushtë. Madje-madje, edhe mund të rikthehen sërish bashkë!

E papritur/ Një vit më parë e bënë publike lidhjen e

"Një vit më parë, rreth kësaj date media u përpoq të thoshte historinë time për mua, por s’mund ta pranoj një tjetër herë. Sot, doli kudo lajmi se unë dhe i dashuri im jemi ndarë. U tha se është konfirmuar nga një burim i besueshëm edhe pse askush nuk është i besueshëm në një lidhje përveç atyre që e jetuan atë. Për momentin, dy gjysma s’mund të bëjnë një të tërë dhe ne si individë po punojmë për veten dhe jetën. Për t’u bërë njerëzit që duam të jemi, si kushdo tjetër në moshën tonë.

Po vendosim se çfarë do të bëjmë me jetët tona prandaj mos bëni drama nëse javën tjetër na shihni që kemi dalë bashkë prapë, për të ngrënë pica. Kemi qenë miq për 10 vite dhe do vazhdojmë të jemi, prandaj mos shpikni gjëra që s’janë", është shprehur Miley gjatë një videoje live në Instagram.E papritur/ Një vit më parë e bënë publike lidhjen e

E papritur/ Një vit më parë e bënë publike lidhjen e