BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Gossip

'E prishe imazhin', Tea i mbyll gojën ndjekësit me përgjigjen dhe i jep një mesazh edhe Beartit

'E prishe imazhin', Tea i mbyll gojën ndjekësit me

Ndarja e Teas dhe Beartit ka qenë në vëmendje të mediave ditët e fundit dhe të dy kanë dhënë versione të ndryshme. Tea akuzoi Beartin për xhelozi dhe pasiguri ndaj saj ndërsa ai u shpreh se ajo i kishte dhënë arsye për të qenë xheloz.

Madje sipas Beartit, Tea kishte bërë shumë gabime dhe e vetmja gjë që ajo donte ishte vëmendja.

Sot Tea u ka kthyer përgjigje pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe një prej tyre i shkruan se ajo e ka prishur imazhin vetëm për të patur sa më shumë ndjekës.

Tea i përgjigjet duke thënë se nëse do të donte ndjekës do e kishte ruajtur imazhin, por po vazhdon jetën e saj teksa hedh një thumb për Beartin kur shkruan se ana e saj e historisë është më e vlefshme.

"Nëse do ishte për ndjekës do e kisha ruajtur imazhin që në fillim ose më vonë do isha përpjekur ta rregulloja, por siç e keni vënë re po zgjedh të vazhdoj jetën time dhe të bëj paqe me faktin që ana ime e historisë është po aq e vlefshme edhe nëse nuk e dinë të gjithë", shkruan Tea.

Më të lexuarat