Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E rëndë/ Modelja rrëfen problemet me shëndetin mendor dhe varësinë: Mendoja të hidhesha nga tarraca

Postuar: 23/10/2018 - 14:02

Jeta nuk ka qenë fare e thjeshtë për të. Modelja mjaft e njohur Gisele Bündchen ka treguar të gjitha problemet që ka hasur në jetën e saj në lidhje me shëndetin mendor, klaustrofobinë dhe varësinë. Gjithçka e keni të shkruar në librin e saj me kujtime, “Lessons: My Path to a Meaningful Life”.

Në një rrëfim për revistën “People” modelja u shpreh se gjërat duken perfekte nga jashtë por në të vërtetë janë shumë të vështira. Gisele ka folur për krizat e panikut dhe frikën nga hapësirat e mbyllura.

“Isha në një pozicion shumë të mirë në karrierë, shkoja shumë mirë me familjen dhe e kam menduar gjithnjë veten si njeri pozitiv, prandaj u tregova shumë e ashpër me veten asokohe. Më dukej sikur s’kisha të drejtë të ndihesha keq. Isha e pafuqishme. Bota bëhej gjithmonë e më e vogël, s’merrja dot frymë. Është ndjesia më e tmerrshme. Më dukej sikur gjithçka në jetën time po përpiqej të më vriste. Në fillim, avionët, pastaj ashensorët. Pastaj tunelet dhe hotelet dhe studiot e modelingut dhe makinat. Në një moment tjetër, apartamenti im. Gjithçka u kthye në kafaz dhe unë isha kafsha robinë brenda tyre, duke luftuar për ajër. S’gjeja asnjë dalje, s’duroja dot asnjë ditë më shumë,”- është shprehur Gisele.

Më pas ajo ka treguar momentin që ka menduar të hidhet nga tarraca e pallatit.

“Aty më lindi ideja: Ndoshta do të ishte më e thjeshtë sikur të hidhesha. Do të marrë fund. Mund të jem e lirë. Kur e kujtoj atë moment dhe 23-vjeçaren që isha, më vjen për të qarë. Dua t’i them që gjithçka do të rregullohet dhe që s’ka filluar ende të jetojë. Në të moment ama, e vetmja zgjidhje ishte të hidhesha,”- përfundon modelja. Por tashëjm ajo është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe gjithçka i përket të shkuarës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 16:31

‘Në kurthin e Piter Pan’ është një ndër emisionet ku prezenca e fëmijëve e bën këtë emision më të pëlqyer.

Postuar: 20/03/2019 - 16:06

Mjafton një kostum i kuq për të treguar fizikun e Georgina Rodriguez.

Postuar: 20/03/2019 - 12:47

Moderatorja e njohur, Bora Zemani që në daljen e saj të parë në ekran ka dalluar për flokët e gja

Postuar: 20/03/2019 - 12:12

Disa ditë më parë në media u përhap lajmi se trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, ishte ndar

Postuar: 20/03/2019 - 11:59

Kanye West ka deklaruar së fundmi se kërkon të sjellë një projekt të ri muzikor me një këngëtar

Postuar: 20/03/2019 - 11:58

Jurgen Kurti , i njohur ndryshe si menaxheri i VIP-ave por dhe një element problematik për poli

Postuar: 20/03/2019 - 09:55

Një javë më parë këngëtarja shqiptare, Linda Halimi u bë nënë për herë të parë.