Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Edhe pse jam shumë e thyer, ky ishte premtimi i fundit që ta dhashë”, Big Mama merr vendimin e rëndësishëm pas vdekjes së babait

Postuar: 19/11/2019 - 09:19

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja Big Mama ndau lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të babait të saj. Tashmë Bigu e konsideron si ëngjëllin e saj mbrojtës babain dhe po vazhdon jetën me qëllimin për ta bërë krenar që nga lart.

Këngëtarja së fundmi ka lajmëruar se ka vendosur t’i rikthehet punës. Ajo ndodhet në Turqi, ku do të qëndrojë dhe për ca ditë e më pas do të niset për në Afrikë së bashku me grupin e xhirimeve. Pak ditë më parë në një postim të bërë në Instagram, ajo i premtonte të atit se do t’i realizonte të gjitha ëndrrat që ai kishte për të dhe se nuk do të ndalonte sado e thyer të ndihej, e mesa duket po e mban fjalën.

"Çdo pjesë e qenies time është pjesë e jotja! Unë jam ti! Të premtoj se do t’i vazhdoj të gjitha aktivitetet me humorin që më trashëgove dhe nuk do ndalem! Edhe pse jam shumë e thyer, ky ishte premtimi i fundit që ta dhashë", shkruante ajo.

Bigu ka publikuar një foto nga Turqia në profilin e saj të Instagramit ku ka shkruar: “Kemi humbur në Stamboll. I rikthehem punës pas disa ditëve më të vështira të jetës sime, engjëlli im mbrojtës përherë je në mendjen dhe zemrën time. Pak pauzë në Stamboll për të vazhduar fluturimin e radhës të gjatë për në Afrikë  së bashku me kameramanët”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 23:54

Blogerja e njohur Lori Hoxha publikon shpesh momente me nipin e saj Londonin, të birin e Sarës. Ajo ka një lidhje të vecantë e të bukur me vogëlushin dhe sot në ditën e ditëlindjes së tij e ka uruar publikisht.

Postuar: 13/12/2019 - 23:05

Pas largimit të bujshëm nga ‘’News 24’’, rishfaqet  sërish me emisio

Postuar: 13/12/2019 - 22:46

Këngëtarja Jonida Maliqi, e ftuar në emisionin ‘Java’ u duk e kënaqur nga përfaqësimi

Postuar: 13/12/2019 - 22:37

Aktorja e njohur shqiptare Eva Alikaj ka treguar në emisionin “Pasdite me Rudinën”, s

Postuar: 13/12/2019 - 22:19

Ditën e sotme është ndarë nga jeta aktori i famshëm Danny Aiello në moshën 86 vjeçare.

Postuar: 13/12/2019 - 21:21

Aktorja, Eva Alikaj ka qenë pasditen e sotme e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka fol