BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Gossip

“Edhe tani qaj kur e kujtoj”, aktori Mehdi Malkaj rrëfen si e la shkollën se e tallën për atletet e grisura dhe çfarë bleu me rrogën e parë: Nuk mi panë shtrigat! (VIDEO)

“Edhe tani qaj kur e kujtoj”, aktori Mehdi Malkaj rrëfen si e

Aktori Mehdi Malko i ka prekur të gjithë mbrëmjen e djeshme me rrëfimin e tij në emisionin ‘Tempora’ ku tregoi sesi e la shkollën pasi shokët e tallnin për atletet e grisura.

Sonila Meço: Çfarë të sjellin në mendje këto këpucë?

Mehdi Malkaj: “Kam përshtypjen se kjo këmba e djathtë këtej duhet të jetë këpuca ime se është shumë e çkyer ajo“

Sonila Meço: Në fakt nuk janë të tuat, por është një metaforë e këpucëve të tua sepse ky djaloshi këtu kur shkonte në shkollë e nisi jetën kështu, në varfëri. Si ka qenë historia jote kur ngriheshe para klasës?

Mehdi Malkaj: “Një herë u çova, unë  kam qenë me atlete në fakt… Zysh Lirija, shumë zonjë, më çoi një ditë në dërrasë, dhe siç janë aty nja dy-tre rreshta, në rreshtin e mesit ishin dy vajza në bankë të parë dhe sigurisht, mua më dukeshin më të bukurat e klasës. Ishte viti i parë gjimnaz. Ato panë një copë gishti tek atletja ime dhe bënë vetëm kaq (tregon se si e përqeshën). Unë u lëndova shumë dhe në fakt… Tani qaj se është e bukur. Fshirësen me këmbën e majtë un e hodha ‘dang’ në tavan e në kokë të zyshës dhe ika me vrap nëpër shkallë dhe ajo që e ndjente se nuk do kthehesha më dhe më thoshte: ‘Mehdi ktheu t’u bëftë zysha se të kemi xhan, të duam shumë…’ Ika. Aty e lashë shkollën, por me rrogën e parë që mora Sonila, bleva këpucë. Kam bërë xhiro nga shkolla dhe nuk mi panë shtrigat këpucët”

Më të lexuarat