BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Gossip

“Edi Rama bën humor më mirë se ne”, Gentian Zenelaj e thotë troç në mes të emisionit: Ka atë magjepsjen fantastike, që mua më lë pa fjalë!

“Edi Rama bën humor më mirë se ne”, Gentian Zenelaj e

Aktori Gentian Zenelaj pasi fitoi betejën me COVID-19 i është rikthyer punës në media. I ftuar dje në emisionin Sot nuk është e hënë”, Zenelaj u shpreh se tashmë është mirë me shëndet.

Gjithashtu Zenelaj bëri një thirrje për të gjithë shqiptarët, që të ruhen çdo moment. Fakti që e shqetëson më shumë është se ne vuajmë nga papërgjegjshmëria. E vetmja gjë që duhet të kemi kujdes është të bëhemi të përgjegjshëm si popull.

Sa i përket humorit, Genti mendon se nuk ka kufij, ata që kundërshtojnë humorin, nxjerrin thjesht justifikime për të krijuar zhurmë. Ai pranoi se vetë është mbipeshë dhe gjeti një shkak për të bërë humor me veten e tij. Pra me çdo gjë mund të bësh humor dhe nuk duhet të ndihet askush i ofenduar sepse nga vetë emri përfaqëson diçka që nuk është e vërteta.

Ndërsa u fol, që humori nuk pranohet nëse bëhet nga pushtetarët, Genti shton se kryeministri Edi Rama bën më shumë humor se vetë humoristët.

“Epo… ka raste që ky i joni po na e kalon (bëhet fjalë për kryeminsitrin Edi Rama). Ka atë magjepsjen fantastike të “stand-up komedisë” që mua më lë pa fjalë. Në “stand-up” është “the best” është më i miri. Këto ja them edhe në sy…”, u shpreh Zenelaj.

Më të lexuarat